MENU
klinika

Kur diktatorët bënin edhe modën!!!

Kësula e Leninit, xhaketa e Stalinit, kapela e Hrushovit…

10.02.2021 - 17:07

        Veshja e krerëve politikë është edhe paraqitja e tyre. Në BRSS, të veshurit bukur nuk kishte të bënte fare me modën. Fundja, ishte thjesht çështje pushteti dhe mundësish./Konica.al

  1. Kësula e sheshtë e Leninit

Lenini i qëndroi besnik kredos “sa më thjesht aq më mirë”, kur bëhej fjalë për aksesorët personalë. Kësula e Leninit u bë sinonim i fitores bolshevike. Ati themelues i shtetit sovjetik, i cili vishej gjithnjë me kostume të patëmeta me jelekë, fliste rrjedhshëm anglisht, nuk e ndau kurrë nga vetja. Me siguri, u dashurua pas saj gjatë internimit vullnetar në Londër (ku botoi 17 numra të gazetës “Iskra” në 1902) ose e huazoi prirjen nga shkrimtari i madh, Maksim Gorki, i cili jetoi njëfarë kohe në Capri, kur mafiozët italianë vishnin kapele mode. Mirëpo, Kësula e Leninit e vendosi atë në një nivel me proletariatin: ushtarë, fshatarë dhe punëtorë që sulmonin barrikadat, ndërsa përpiqeshin të merrnin me çdo kusht pushtetin në 1917-ën. Ideatori karizmatik i Revolucionit Bolshevik, i njohur për aftësinë për të bërë për vete turmat e mëdha, dinte të prekte zemrat dhe mendjet e njerëzve me zgjidhje të shpejta dhe premtime të shëndosha. Gjatësia modeste kompensohej me forcën intelektuale, kravatat me pikëla dhe kësula e sheshtë, aksesorë të vegjël tejet të çuditshëm për të zbuluar ndjenjën personale të stilit të Leninit. Duke ndjekur gjurmët e Leninit, elita politike e kohës filloi të vishte kësula të sheshta. Vetëm Ministri i Punëve të Jashtme, Vyacheslav Molotov, e shpërfilli atë prirje dhe vazhdoi të mbante kapelet e preferuara klasike.

  1. Xhaketa ushtarake e Stalinit

Epërsia e Josif Stalinit në pushtet solli ndryshime dramatike në të gjitha pjesët e shoqërisë.  Stalini mbante kapele që shkonin për shtat me personalitetin e udhëheqësit totalitar. Për dekada me radhë “Heroi i Bashkimit Sovjetik” i qëndroi besnik mendjemprehtësisë së modës dhe i ndryshonte kapelet e bëra me dorë siç ndërronte çorapet. Ndryshe nga Lenini, i cili kishte shije të rafinuar, Stalini, që vinte nga vegjëlia, nuk pranoi të vishte kostume ose kravata. Pjesë e pandarë e jetës qe një xhaketë ushtarake e pa zbukuruar. Në fakt, ishte Aleksandër Kerensky (udhëheqësi i Qeverisë së Përkohshme në 1917), i cili u pa së pari duke veshur tunikën. Veshja fillimisht u vu në qendër të vëmendjes gjatë Luftës së Parë Botërore, kur vishej nga oficerët britanikë dhe francezë. /Konica.al/Veshja karakteristike, e njohur si “stalinka”, ndërthurte modestinë false të komandantit suprem me ambiciet ushtarake. Njeriu, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve gjatë mbretërimit të tij të gjatë, e shoqëroi atë me pantallonat futur në çizme punëtori deri në gju. Në vitin 1943, kur Stalini e deklaroi veten Marshall të Bashkimit Sovjetik, vazhdoi të vishte të njëjtën xhaketë. Meqë prezantonte forcë dhe besim, Stalini kishte statusin e ngjashëm me zotin në BRSS dhe u bë model për të gjithë, nga shkollarët te zyrtarët qeveritarë. Përkrahës të flaktë, si Lazar Kaganovich (i cili mori pjesë aktive në spastrimet e Stalinit) te Georgy Malenkov, të gjithë vishnin stalinka të bëra me porosi.

Po ashtu, veshja e preferuar e Stalinit u përdor edhe nga disa gjenerata të komunistëve kinezë, nga Mao Ce Duni, Zhoe Enlaj, apo Deng Xioping. Themeluesi i Koresë së Veriut Kim II Sung do të vishte stalinka për dekada, duke kaluar nga tunikat në kostume vetëm në fund të jetës. Djali i tij, Kim Jong II, do ta ndryshonte pak stalinkën, duke shtuar një zinxhir, por nipi i Kim II Sung do t’i kthehej versionit origjinal të shkollës së vjetër “stalinka”.

  1. Kapela e Hrushovit

Nikita Hrushovi lëshoi bombën politike, kur mbajti fjalimin (të fshehtë) në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste dhe kritikoi kultin e personalitetit të Stalinit. Destalinizimi i Hrushovit pati një ndikim të madh në kulturë, art dhe modë. Ishte vërtet një betejë shijesh. U vendos e ashtuquajtura “Shkrirja e Hrushovit”. Së pari, tunika e preferuar e Stalinit u bë pje e kostumeve jashtë mode. Hrushovi, 1953-1964, zgjodhi palltot me supe të gjera dhe kostumet me ngjyra të lehta, që i vishte në çdo kohë të vitit. Kostumet, këmishat dhe këpucët, duhej të bëheshin me porosi, pasi xhaketat i pëlqente të rehatshme dhe të shtruara. Përveç stilit pseudorastësor, Hrushovi promovoi stilin popullor, që dukej më në përputhje me prejardhjen e tij. Shpesh shfaqej në publik me bluza tradicionale ukrainase të qëndisura. Po ashtu, Hrushovi i adhuronte kapelet: Udhëheqësi Sovjetik mbante kapele të thjeshta shajaku e kashte në vjeshtë dhe verë, kapela strehëgjera dhe elegante, kapele të përziera natyrshëm me personalitetin e tij të madh. Hrushovi qe njeri modest për njerëzit e zakonshëm dhe imituesit e aparatit partiak.

  1. Kostumet e Brezhnjevit

Leonid Brezhnjevi, që udhëhoqi BRSS-në (1964-1982) i pëlqente të vishej thjeshtë. E shihje gjithnjë mjaft elegant me kostume të errëta të qepura me dorë, të dizajnuara nga Aleksandër Igmand, rrobaqepësi personal i Brezhnjevit për gati një dekadë. Një herë, Brezhnjevi ksihte marrë një kostum dhuratë nga Anatoly Dobrynin, ambasadori sovjetik në SHBA, porse ishte shumë i vogël. A mund të kem saktësisht të njëjtën gjë të bërë në masën time? – i kërkoi rrobaqepësit. Mirëpo, problemi ishte se në Bashkimin Sovjetik nuk kishte butona-perçina. Brezhnjevi ishte adhuruesi më i madh i topthave të vegjël metalikë. Kur ishte e pamundur të gjente diçka në BRSS, i porosiste nga Franca ose Britania e Madhe. Në planin afatgjatë, kopsat-perçina u krijuan posaçërisht për kostumin e Brezhnjevit në Bashkimin Sovjetik.

ARK01:ICELAND-GORBACHEV:REYKJAVIK,ICELAND,20SEP99 – FILE PHOTO 13OCT86 – Mikhail Gorbachev holds onto his hat and the waist of his wife Raisa, who waves to reporters in spite of driving wind and rain as they board a Ilyushing-62 at end of a summit in Iceland in this October 13, 1986 file photo. Raisa Gorbachev, who brought glamour and controversy to the Kremlin when her husband ruled the Soviet Union, died of leukaemia September 20 in a German hospital. She was 67. ac/Photo by Nick Didlick REUTERS
  1. Kapela kozake e Gorbaçovit

Ndryshe nga e shoqja, Raisa, e cila revolucionarizoi mënyrën e veshjes së sovjetikeve, Mihail Gorbaçov nuk donte t’ia dinte për modën. Në fillim të viteve 1980, burrat në BRSS ishin relativisht të veshur mirë. Gorbaçovi, organizatori i politikave të “Perestrojkës” dhe “Glasnostit”, preferoi kostumet e prodhuara kryesisht në BRSS. Njeriu, politikat e të cilit e kthyen përmbys shoqërinë dhe ekonominë sovjetike, ishte i jashtëzakonshëm në modestinë personale. Gorbaçov preferoi të vishej njëlloj si të tjerët, nuk donte të dallohej nga turma. Ndoshta, kjo ishte arsyeja që nuk pranoi të vishte smoking.

Megjithatë, Gorbaçovi mbeti i skalitur në mendjen e sovjetikëve me kostumin e errët, kapelën dhe pallton. Sigurisht, ai ishte më karizmatik dhe më i sofistikuar se udhëheqësit e mëparshëm sovjetikë. Gorbaçovi mbeti figura që veshi kapelën e kozakut rus prej gëzofi foke. Kishte simpati për kapelat prej gëzofi dhe në dimrat e ftohtë dhe me dëborë, shihej shpesh i veshur me to. Trendi mori hov, madje anëtarë të shumtë të Byrosë Politike Sovjetike filluan të mbanin kapela të ngjashme./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen