Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:05 në fshatin Baks Rrjoll Velipojë. Një e mitur, vetëm 12 vjeç, me inicialet E.GJ., ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasi ishte plagosur me armë zjarri.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 12-vjeçarja është vetëvrarë aksidentalisht në banesë. Megjithëse e mitura u nis me urgjencë në spital ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i plotë
Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.