MENU
klinika

Si funksionojnë këto aplikacione

Pse të duhet menjëherë një menaxher fjalëkalimi?

13.02.2021 - 12:01

Menaxher fjalëkalimi quhet lloji i programit, nuk është një njeri. Aplikacione të tilla gjenden me dhe pa pagesë në AppStore dhe PlayStory, që nga “Google Password” “Apple Keychain”, “LastPass” ose “Myki Password Manager”.

Po si punojnë konkretisht këto aplikacione? Ato bëjnë për ty, atë që t`i s`bën dot. Mbajnë mend morinë e kodeve që përgjithësisht i gjenerojnë vetë.

Kështu ti shpëton nga gjetja e kodeve, mbajtja mend dhe sidomos krijimi i tyre sa më të ndërlikuara.

Hackerat e kanë të vështirë të gjejnë kodet e gjeneruara nga këto aplikacione dhe kështu je më i mbrojtur.

Ditët e fundit kur gjithmonë e më shumë po flitet për sigurinë online, kur përmes internetit njerëzit po punojnë dhe po kryejnë pagesa, duhet të përdoren menaxhues të tillë./ Tiranapost.al