MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më mpihen duart dhe më merren mendtë…

15.02.2021 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më mpihen shpesh duart dhe më merren mendtë. Çfarë më këshilloni?

Mjeku: Problemet e veshit të brendshëm shoqërohen me marrje mendsh, të vjella, zhurma në vesh, gjendje lipotimie apo ndjesi të fikëti. Nëse mpirja e duarve shoqërohet edhe
me dhimbje dhe mpirje të shtyllës kurrizore të pjesës cervikale apo të zonës së qafës që shoqëron problemet e spondiloartrozës, atëherë duhet bërë një konsultë me
mjekun reumatolog ose neurolog. Nëse jo, të bëhet konsulta me mjekun ORL që të vihet një diagnozë, sepse shenjat nuk janë tipike për probleme të veshit të brendshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësoni efektet anësore

Aspirina dhe sëmundjet e zemrës