MENU
klinika

Mesazhi i kryebashkiakut: Shumë u lutëm për ty, por…

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës humb jetën nga Covid

15.02.2021 - 10:25

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara është ndarë nga jeta, pasi nuk ka mundur të fitojë dot betejën me koronavirusin.

Ramazan Cara 57 vjeç prej gati dy jave ishte shtruar në spital, por nuk ka mundur të mbijetoje.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i bashkisë, Redjan Krali, i cili në një status në Facebook thotë se “Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi”.

“Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte. Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë. Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë! Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara!”, shkruan kryebashkiaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur fundi i botës të troket në derë...

Çfarë do të thotë strehë në kohën e Coronës?


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin