Ursula von der Leyen bëri gjënë e duhur javën e kaluar pasi ajo kishte provuar gjithçka tjetër.
Presidentja e Komisionit Evropian më në fund kërkoi falje për dështimin me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë kontinentin.
Von der Leyen i vuri kushte kompanisë farmaceutike anglo-suedeze AstraZeneca Plc për furnizime dhe kërcënoi të mbyllte kufirin tokësor irlandez për importet e vaksinave nga Bashkimi Evropian.
Edhe Brukseli, i cili nuk e ka të thjeshtëtë pranojë fajin, më në fund pranoi se shpërndarja e vaksinave ka qenë e pakënaqshme.
Kjo zbulon probleme më të mëdha në Evropën institucionale.
Thënë hapur, BE nuk është aq efektive sa mendon se është në shumë fusha të politikave ku mori përsipër përgjegjësinë nga shtetet anëtare.
Ajo gjithashtu ka humbur dy mundësi për të dalë mbi të tjerët në muajt e fundit.
Njëra është Brexit, që përfundoi me një marrëveshje tregtare, e jo me kaosin e kërcënuar nga kundërshtarët e tij.
Një tjetër është Donald Trump,shembull i qëllimshëm i keqbesimit dhe politikës anti-liberale.
Efekti neto është se BE nuk mund të shkëlqejë më në skenën globale për shkak të kontrastit me ligësitë e Trump dhe gabimet e Boris Johnson.
Blloku më i madh ekonomik në botë po tregohet i çrregullt edhe si një kampion i demokracisë.
Ka rezerva të mëdha të fuqisë së butë, por rrallë i përdor ato.
Nën udhëheqjen e saj kryesisht gjermane, ajo ka vështirësi të ndërthurë realpolitik-un komercial me qëllimin e deklaruar për të avokuar për pluralizmin dhe për të inkurajuar demokracinë në Evropën Lindore dhe kudo tjetër.
Në një vizitë në Moskë në fillim të kësaj jave, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, buzëqeshte vlerësonte vaksinën e Rusisë Covid, Sputnik V.
Alexei Navalny, udhëheqësi disident i cili mbijetoi një helmimi të shkallës ushtarake, po futej në burg ndërkohë.
Vladimir Putin e kupton propagandën më mirë sesa homologët e tij evropianë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, u tall me BE se nuk ishte “një partner i besueshëm”. Përfaqësuesi i Brukselit mësoi nga burimi i tij në Twitter se tre diplomatë evropianë po dëboheshin nga Moska për paraqitje në demonstratat që mbështesnin Navalny.
Ka shumë dështime të tjera.
Frank-Walter Steinmeier, kreu i shtetit të Gjermanisë, vështirë mbrojti një tubacion rus gazi nën Baltik, Nord Stream 2, me arsyetimin se vendi i tij i ka borxh Moskës mëkatet e Luftës së Dytë Botërore.
Mjerisht, kjo marrëveshje ka si humbës, ashtu edhe fitues.
Ukrainasit do të privohen nga pagesat e tranzitit nga tubacioni aktual i bazuar në tokë.
Pavarësisht edukimit të saj në Gjermaninë Lindore, e cila e bën atë më të kujdesshme ndaj rusëve sesa partnerët e saj të koalicionit Social Demokrat, Angela Merkel ka zgjedhur tregtinë si përparësi.
Nuk është vetëm Rusia.
Kancelarja dhe Von der Leyen gjithashtu i bënë Presidentit Joe Biden një surprizë të keqe ndërkohë që ai përgatitej të merrte detyrën duke njoftuar një marrëveshje investimi me Kinën.
Çfarë do të mendojë zëvendësuesi i Trump kur të shikojë këtë Evropë të ngatërruar?
Biden synon të vazhdojë “konkurrencën ekstreme” me Pekinin dhe ta bëjë atë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Merkel. e bën të qartë se ajo nuk do të bashkohet me asnjë Luftë të re të Ftohtë kundër Pekinit dhe paralajmëron kundër ndarjes së botës në blloqe konkurruese.
Kina është tregu më i madh i eksportit të Gjermanisë për makina.
Kjo e gjitha ndryshon disa nga gjeometria diplomatike midis SHBA, BE dhe Britanisë.
Biden nuk e miraton Brexit dhe nuk kishte asnjë kontakt me Kryeministrin Johnson kur ky i fundit ishte sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, por presidenti i ri është detyruar të merret sërish me aleatin tradicional të vendit të tij për mbështetje morale dhe diplomatike.
Paradoksi është që Merkel flet për të mirën globale por vepron thjesht në interesat gjermane.
BE është një bllok tregtar tregtar dhe një komunitet “vlerash”.
Këtu ka një tension. Von der Leyen thotë se ajo dëshiron të udhëheqë një “Komision gjeopolitik”.
Hendeku midis aspiratës dhe realitetit po thellohet në mënyrë të rrezikshme.
Pasi Merkel të largohet në vjeshtë, një gjeneratë e re e udhëheqësve do të duhet të zgjedhin më qartë se si përcaktohet këtë rol.
Evropa nuk do të ketë Brexit dhe Trump për t’u fshehur pas tyre.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al