MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më është shfaqur një njollë e madhe në lëkurë…

16.02.2021 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Kam një njollë të madhe në lëkurë (në pjesën e kurrizit) që nga lindja. Njolla është në ngjyrë të errët dhe me qime. Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë mund të jetë dhe a mund të hiqet?

Mjeku: Duke u nisur nga ajo çfarë pacienti shpjegon, besoj se kemi të bëjmë me nevus (nishan), i cili, me rritjen e personit, është zmadhuar duke u bërë i dukshëm. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Qimet që janë më të gjata dhe më të dukshme në këtë pjesë janë karakteristike dhe na bindin neve për diagnozën. E vetmja mënyrë për ta hequr është operacioni plastik, por unë nuk do jua rekomandoja për shkak të sipërfaqes së madhe që nevusi shtrihet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN