MENU
klinika

Situata e rrugëve në gjithë vendin

Duhet të lëvizni me goma dimri ose zinxhirë në këto akse

16.02.2021 - 10:04

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, pasi ngricat në rrugën për shkak të dëborës dhe temperaturave nën zero sjellin vështirësi në qarkullim.

Sipas ARRSH, në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, por temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Gjatë natës është bërë pastrimi i akseve dhe shpërndarja e kripës.

JA SITUATA

RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONI QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

RAJONI JUGOR
❄️Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qafë-Thana, problematike”

ARRSH/ Si paraqitet situata në akset kryesore?


Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan