Fushata e vaksinimit anti-Covid ka nisur sot në Shkodër me 150 vaksinat e para të Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë siguroi se në ditët e ardhshme “do rritet numri i vaksinimeve.
“I pari do të nisë drejtori i spitalit rajonal, për të dhënë një shembull. Pastaj vijnë edhe mjekët e infermierët e spitalit të Lexhës dhe do të jemi edhe tek azili në Shkodër”, tha Manastirliu.
Ministrja lajmëroi se të enjten e kësaj jave hapet edhe qendra e vaksinimit në Vlorë, duke shtuar se “jemi gati ta shtrijmë vaksinimin me ritme të shpejta në gjithë Shqipërinë”
Ministrja Manastirliu tha se tashmë, me hapjen e pavijoneve Covid edhe në spitalin e Durrësit dhe të Shkodrës, nga dita e djeshme, mjekët e infermierët që do të trajtojnë pacientët me koronavirus do të marrin bonusin njësoj si mjekët në spitalet Covid në Tiranë.
“Me futjen në sistemin e pacientëve covid, si spitale covid futen dhe në sistemin e bonuseve të gjithë mjekët e infermierët. Sa i përket bonueseve, të gjithë spitalet rajonale që kanë trajtuar raste post covid apo të dyshuara ne në bazë të punës i kemi shpërblyuer me bonues në bazë të ngarkesës që kanë pasur”.