MENU
klinika

Jo mbyllje të menjëhershme

Kompanitë e basteve, bashkëpunim me qeverinë

22.10.2018 - 17:31

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbylljen e kazinove dhe basteve sportive nga viti i ardhshëm.

Lidhur me këtë kompanitë e basteve sportive në një konferencë për shtyp shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse duke parashtruar disa kërkesa të cilat sipas tyre do të zbatohen në 2019.

Kryetari i shoqatës së basteve sportive Artan Shyti thotë se industria e lojrave të fatit do të minimizojë në maksimum reklamat pranë veprimtarive të tyre, do të respektojnë distancat 100 metra largësi nga institucionet arsimore, ndërsa premtojnë se deri në 2019 do të reduktojnë në 50 % numrin e pikave të basteve.

baste-sportive mbyllen- konica.al
baste-sportive mbyllen- konica.al

“ Deri më sot kemi operaruar në bashkëpunim me shtetin për ta sjellë deri në këtë nivel bastet sportive, prap së bashku të punojmë për të cuar në ato drejtime dhe ato nivele ligjshmërie institucionale këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë.” -u shpreh Shyti

Në rast se nuk do të gjejnë mirëkuptimin e qeverisë, operatorët thonë se beteja do të jetë ligjore në gjykatë. Sipas tyre, bëhet fjalë për biznese të ligjshme me licenca 10 vjeçare.

Artan-Shyti-konica.al
Artan-Shyti-konica.al

“Janë biznese të ligjshme të licensuara për një periudhë 10 vjecare kanë konsumuar as 1 të 3 e licencës së tyre dhe është normale që në një shtet që mbron lirinë e pronës, lirinë e aktivitetit lirinë e biznesit në momentin që nuk ka mirëkuptim dhe bashkëpunim cështja më pas kalon në rrafshin gjyqësorë.”– vijoi me tej Shyti.

Të martën Komisioni i Ekonomisë pritet të diskutojë ndryshimet ligjore të ligjit për lojrat e fatit.

Paralelisht me komisionin e ekonomisë jashtë dyerve të kryesisë së kuvendit është njoftuar një protestë e punonjësve që rrezikojnë të mbeten të papunë si pasojë e mbylljes së lojrave të fatit.