MENU
klinika

"Calvert Journal": 100 librat!

Letrat shqipe vijnë me Kadarenë, Kapllanin e Lleshanakun!

17.02.2021 - 17:07

       Për letërsinë nga Evropa Lindore dhe Azia, janë renditur si të përzgjedhurit mes listës qindëshe, tre autorë shqiptarë. Ata përfaqësohen me krijimtarinë e tyre letrare, mes 100 librave që duhen lexuar, si një mënyrë më e bukur njohjeje e kësaj pjese të botës./Konica.al


“Calvert Journal” ka kërkuar të bëjë një listë me emrat dhe titujt e domosdoshëm. Mes emrave si Kundera dhe nobelistëve, Svetlana Alexsievich, janë edhe vepra si “Pallati i ëndrrave” i Ismail Kadaresë, “Ditar i shkurtër kufijsh” i Gazmend Kapllanit dhe “Hapësirë negative”, nga poetja Luljeta Lleshanaku.


Sipas Calvert Journal, përzgjedhja është bërë sipas përzgjedhjes nga shkrimtarë, poetë dhe akademikë, të cilët kanë ndihmuar të veçohen 100 librat nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Rusia dhe Azia Qendrore, botime në gjuhën angleze.

Ka mes 100 titujve, letërsi klasike, trill (fiction), kujtime, rrëfime historike: një frymëmarrje letrare nga këto vende postkomuniste – një pjesë e mirë prej të cilës, mbetet e papërkthyer ndonëse është testament për kohërat, mbi përvojat njerëzore në një rajon të shënjuar nga trazirat politike.