Ish-kreu i Partisë Sfida, njëherësh përfaqësues i shoqërisë civile, Gjergj Bojaxhi, tha emision in “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se ajo që ndryshon mes politikës në Kosovë dhe asaj në Shqipëri është fakti që njerëzit atje kanë besim, ndërsa këtu jo.
“Në Kosovë çuditërisht votuesit kanë akoma besim se sistemi politik mund të ndryshohet. Në Shqipëri është mbjellë një nivel aq i lartë mosbesimi, sa kushdo që futet në politikë korruptohet”, u shpreh Bojaxhi.
Ndërsa, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se në Shqipëri nuk u bë ndryshim sistemi në vitin 1990, por pati vetëm përmbysje, gjë e cila vijon edhe sot me të majtën dhe të djathtën.
“Për mua është faji i sistemit, i mjedisit, që është kontaminuar që në krye të herës. Ne nuk bëmë ndryshim sistemi, por përmbysje. Tani ka ngelur që përmbysen dy palët ritmikisht, por duke ngelur e njëjta klimë politike, e majta dhe e djathtë gjithë ditën. Nuk ndodh në botë, e majtë dhe e djathtë nuk i ndesh. Kemi një polarizim ekstrem, që nga 90-a e këtej. Njerëzit rreshtohen ideologjikisht dhe nuk dëgjojnë e shohin nismat e reja. Ne nuk jemi ende në gjendje të vlerësojmë një alternativë, sepse e kemi ruajtur fillimin e kulturës në vend të 90-ës”, deklaroi ish-ministri Lleshaj.