Maqedonia e Veriut ka nisur fushatën e saj të imunizimit kunder COVID-19 me mjekë dhe personel tjetër mjekësor, që trajtojnë pacientët me koronavirus, duke administruar vaksinën Pfizer/BioNTech.
Dobrinka Naunova-Jovanovska, një mjeke në qendrën kryesore COVID-19 në kryeqytetin e vendit, Shkup, tha se ajo ndihej “shume mirë”, pasi u bë personi i parë që mori një injeksion ne kete vend.
Maqedonia e Veriut, një vend prej 2.1 milionë banorësh, mori një grup të parë me më shumë se 4,500 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë fundjavës në një donacion nga Serbia fqinje, e cila po kërkon të nxjerrë në pah ndikimin e saj rajonal përmes ndihmës në luftën kundër COVID- 19, thekson REL.
Qeveria serbe dërgoi gjithashtu 2,000 doza të vaksinës Sputnik V të prodhuara nga Rusia në Malin e Zi në 17 Shkurt. Donacioni u dorëzua nga Kryeministrja Serbe, Ana Brnabic, në aeroportin e Podgoricës.