20.02.2021 - 11:15
Aktorja karizmatike Cameron Diaz nuk e ka aspak në plan t’i rikthehet kinematografisë, pas shkëputjes së saj pesë vite më parë.
48-vjeçarja do të bëhej mama dhjetorin e 2019-ës; në jetë erdhi vogëlushja Raddix (tanimë 13 muajshe), nga martesa me bashkëshortin Benji Madden. Në një intervistë për “Quarantined With Bruce”, artistja deklaroi se në planet e saj nuk përfshihet rikthimi në ekran dhe se nuk e imagjinon dot lënien vetëm të Raddix-it për disa orë xhirime.
Më tej, Cameron shpjegon se mëmësia në një moshë të vonë erdhi si një zgjedhje e saj për të mos u shpërqendruar nga gjëra të tjera në jetë. E thënë ndryshe, Diaz u bë mama në një kohë kur gëzonte një karrierë të bujshme dhe një emër të afirmuar.
“Mëmësia dhe martesa kanë qenë pjesa më përmbushëse e jetës sime deri më tani. A do të bëj ndonjëherë një film përsëri? Nuk jam duke e kërkuar një të tillë, por nuk do të them kurrë. Nuk e di. Nuk ia kam idenë. Ndoshta. Kurrë mos thuaj kurrë”.
Më tej vijoi:
“Nuk mund ta imagjinoj të jem në një set xhirimi që më merr, ju e dini mirë, 14 deri në 16 orë larg fëmijës së vogël. Thjesht nuk mundem”.
Kështu fansave të saj u duhet të presin për një kohë të gjatë, deri (ndoshta) në një rikthim të dytë të Cameron-it.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga Apple tek Bear Blue