Tentohet të vidhet arka e Xhamisë Mbret në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00 kur persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë shqyer me levë derën kryesore të Xhamisë Mbret në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit.
Më pas vjedhësit kanë hapur arkën dhe kasafortën ku mbahen të ardhurat që dhurojnë besimtarët por nuk kanë gjetur asgjë. Paratë sipas Myftiut Agim Duka fatmirësisht ishin depozituar në llogarinë bankare.
Ndërkohe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje. Paraprakisht raportohet se në vjedhje dyshohet se janë përfshirë tre persona të maskuar.
Policia ka siguruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të të gjitha kryqëzimeve të rrugëve dhe të Xhamisë Mbret për të zbardhur veprimet e vjedhësve.