MENU
klinika

Skadimi i kartave të identitetit më 25 prill

Celibashi dhe Vukaj kërkojnë informacion nga Gjendja Civile: Numri i rifreskimit të…

20.02.2021 - 13:37

Numri i lartë i kartave të identitetit që skadojnë deri më 25 prill, datën e zgjedhjeve, është kthyer në shqetësim serioz. Kjo situatë duket se do të detyrojë qeverinë që të zgjasë afatin e mjeteve të identifikimit që skadojnë deri më 25 prill.

Kjo temë u diskutua dje jashtë rendit të ditës edhe në Komisionin Rregullator në KQZ. Pas raportimeve në media, ishte anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj, e cila i kërkoi Komisionerit Celibashi që t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile me një kërkesë për informacion në lidhje me numrin e dokumenteve që skadojnë deri më datën e zgjedhjeve dhe sa është numri i qytetarëve që kanë rinovuar dokumentin. Kjo çështje, sipas Vukajt, mund të jetë shkas që të tretë të interesuar të ndërhyjnë dhe të manipulojnë zgjedhjet.

“Kam një kërkesë jashtë rendit të ditës që më nxiti pas raportimeve të mediave ditët e fundit. Bëhet fjalë për numrin 1 milion e 68 mijë shqiptarë që nuk kanë ende sigurinë në do të votojnë apo jo.

Do t’i lutesha Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili përfaqëson edhe institucionin e KQZ-së me të tretët, që t’i drejtohemi me një kërkesë zyrtare për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të na informuar se çfarë ka bërë deri më tani që t’u sigurojë këtyre shtetasve të drejtën e votës.

Është një shifër alarmante që mund të kthehet si kontingjent i përdorur nga të tretë. Eksperiencat kanë treguar ndërhyrje në procesin zgjedhor.  E dimë shumë mirë që blihen kartat. Për të hequr çdo mundësi të përdorimit të këtyre qytetarëve duke iu dhënë kartën e identitetit. Për këtë kam dakordësinë e z. Cakaj por edhe të kolegëve të tjerë”, tha Vukaj.

REAGIMI

Këtë e njeh si shqetësim edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili jo vetëm pranoi propozimin e Vukajt për të kërkuar informacion, por ai i njohu anëtarët e Rregullatorit me një takim që ka pasur me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Sakaq, Celibashi bëri me dije se numri i kartave të rifreskuara me ato të cilat kanë skaduar dhe pritet të skadojnë deri në datën e zgjedhjeve është i papërfillshëm, ndaj edhe mund të kërkohet shtyrja e afatit të tyre.

“Ju bëj me dije se për sa znj. Vuka parashtroi për informacion për ju, para disa ditësh kam pasur një takim me ministrin e Brendshëm për këtë çështje dhe besoj që mund ta adresojmë zyrtarisht kërkesën për informacion te Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile mbi situatën e dokumenteve të identifikimit që u ka kaluar afati/vlefshmëria si dokument dhe duke qenë se është një çështje shumë e rëndësishme, duke parë edhe ecurinë e rinovimit të tyre, që është një numër i papërfillshëm, ne mund t’i adresojmë edhe kërkesën për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumentit, por kjo është një çështje që ta konsultojmë bashkë me ekspertët edhe përfaqësuesit politikë”, tha Celibashi.

Janë rreth 1 milion e 68 mijë karta identiteti që kanë skaduar apo skadojnë deri ditën e zgjedhjeve. Ky mjet identifikimi duhet në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të votojnë ditën e zgjedhjeve.

ODHIR: DUHEN VËZHGUES PËR IMPLEMENTIMIN E IDENTIFIKIMIT BIOMETRIK

Faktmbledhësit e ODHIR-it, që ishin vetëm pak javë më parë në Shqipëri, kanë prodhuar një draft rekomandimesh paraprake për zgjedhjet e 25 prillit. Pasi u takuan me të gjitha palët e interesit, ata sugjerojnë që të ketë një numër të lartë vëzhguesish edhe për risinë e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

“Konsideruan një mision vëzhgues të zgjedhjeve në shkallë të gjerë në të gjitha rajonet si thelbësor për të siguruar një kontroll të pavarur të zbatimit të kornizës ligjore të rishikuar, duke përfshirë identifikimin biometrik të votuesve të sapofutur dhe zbatimin e tij në praktikë”, thuhet në raportin e ODHIR-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Çfarë ka ndodhur më parë ka marrë fund’

Celibashi: Në 25 prill jam i gatshëm të përballoj çdo lloj presioni


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!