Nga rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 një vit më parë në një spital në Itali e deri te dyqanet e zbrazëta, restorantet e stadiumet nëpër qytetet evropiane, por jeta e evropianëve ka ndryshuar përgjithmonë, shkruan BBC.
Të gjitha vendet e shoqëritë janë detyruar t’i përmbahen masave dhe të mendojnë për jetën e tyre sociale. Është dashur të ballafaqohen me disa të vërteta të dhimbshme dhe lajme të papritura në vitin që ndryshoi Evropën, transmeton Telegrafi.
Kufizimet janë të vështira për shoqëritë që janë mësuar me lirinë
Izolimi më i ashpër në Evropë ka qenë ai në Spanjë, të paktën kështu pretendon Nekane Baluerka Lasa, shkencëtare nga universiteti brazilian. Izolimi ka qenë më i vështirë për të moshuarit dhe familjet me të ardhura të pakta. E pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë, pasojat ekonomike kanë mbetur shumë të mëdha. Gati gjysma e banorëve të Spanjës kanë ndjerë ndikimet negative në shëndetin mendor, ka treguar një hulumtim.
Italianët nga frika në fillim janë bërë shumë të dëgjueshëm, thotë korrespondenti i BBC-së, Marl Lowen. Ata ishin të parët që u goditën nga virusi, ishin dëshmitarë të kolapsit nëpër spitale. Me valën e dytë të coronavirusit, disiplina ra dhe kështu u shfaqën edhe kundërshtarët e parë të izolimit.
Holandezët nuk iu nënshtruan izolimit deri më dhjetor, por kur në janar u shpall ora policore – shpërthyen trazirat, thotë korrespondentja e BBC-së në Hagë, Anna Holigan. Trazirat shpërthyen si rezultat i mospajtimeve të grupmoshave të ndryshme. Megjithatë, shumica i kanë pranuar masat, por ata që tashmë ishin të frustruar u nervozuan edhe më shumë kur panë që qeveria po i shkel vetë masat.
Strategjia fillestare në Gjermani me testime masive ka funksionuar deri në vjeshtë, kur numri i të infektuarve filloi të rritet dukshëm, thotë korrespondentja e BBC nga Berluini, Jenny Hill. Edhe atje shumica i pranuan masat e kufizimit, por ekziston një grup që i kundërshtojnë ato. Në mesin e tyre ka shumë që “përqafojnë” teoritë konspirative – që janë kundër vaksinimit.
Sllovenia është një prej vendeve që ka aplikuar masat më të rrepta të izolimit në Evropë, megjithatë ka regjistruar përqindje të madhe të vdekjeve, ka thënë Guy Delande, korrespondenti BBC-së për Ballkanin. Udhëtimet brenda vendit kanë qenë të ndaluara për muaj të tërë, dyqanet kanë qenë të mbyllura e shkollat zhvillonin mësimin online. Në anë tjetër, epidemiologët nuk kanë ndonjë shpjegim për këtë përhapje të infeksionit, por banorët konsiderojnë që tubimet i kanë kontribuar kësaj.
Suedia e ka shmangur izolimin dhe strategjinë e saj e ka bazuar në masat jo obligative të distancës sociale, thotë korrespondentja e BBC-së, Maddy Savage. Opinioni në fillim i është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse, por gjatë valës së dytë është bërë e padëgjueshme. Në fund të vitit, ministrat aplikuan masat të rrepta siç është kufizimi i numrit të njerëzve nëpër dyqane, trena e autobusë.
BE nuk ka qenë e gatshme për krizë globale
Bashkimi Evropian nuk ka qenë i gatshëm, pavarësisht se nuk ka qenë e vetme, thotë Kevin Conolly nga BBC. Ka bërë çfarë ka mundur, por kjo nuk ka mundur të ndikojë që të gjitha vendet të veprojnë njëjtë si preventivë kundër COVID-19. Franca e pasur ka kaluar shumë më mirë sesa Bullgaria që është më e varfër.
Ku qëndron problemi me vaksinat?
Komisioni Evropian ka ndërmarrë programin e furnizimit me vaksina për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Është një rajon që deri më tani nuk ka pasur kurrfarë përvoje, e siç qëndrojnë gjërat tani, nuk është se ka bërë ndonjë punë të mirë. Mos suksesi për sigurimin dhe shpërndarjen e vaksinave, do të krijojë probleme të mëdha politike.
Shoqëritë e ndryshme kanë reaguar ndryshe
Në Hungari ka rënë numri i lindjeve, thotë Nick Torpe, korrespondent i BBC-së në Budapest. Rënie është vërejtur gjatë nëntorit e deri në janar, kurse qeveria po ngushëllohet me rritjen e martesave të reja dhe rënien e numrit të rasteve të aborteve.
Në Suedi është regjistruar rritje e ateizmit, thotë profesori Ingmar Skog. Në Suedi jetojnë 1.5 milion njerëz që janë mbi 70-vjeç, kurse autoritetet janë të brengosura se ata nuk do të mund të kujdesen për veten. Megjithatë, është dëshmuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, vetëm 10 për qind e të vdekurve nuk kanë pasur kujdes.
Evropa pa kufij në teori është në rregull
Kevin Conelly nga Brukseli, thotë se koncepti i kufijve të hapur është ndërtuar në teologjinë e Bashkimit Evropian. Ideja e udhëtimeve nga Parisi deri në Gdanjsk nuk do të duhej shumë më i ndryshëm nga ai deri në Grenoble. Alarmet u lëshuan kur disa anëtare të BE-së mbyllën kufijtë e tyre, por punët dhe udhëtimet kanë pësuar goditje – e një gjë e tillë më nuk është e rëndësishme.
Guy Delaney thotë se sllovenët posedojnë mbi 100 mijë prona të paluajtshme në Kroaci, kështu oferta e vauçerit prej 200 eurove ka pasur ndikim në mbajtjen e sllovenëve nëpër shtëpi. Gjithashtu, ekziston dyshimi që studentët kanë sjellë virusin gjatë pushimeve verore.
Evropianët në mënyra të ndryshme e kanë pranuar ndryshimin në stilin e jetës
Francezët janë mbështetur në metodën “punë nga shtëpia”, thotë korrespondentja e BBC-së, Lucy Williamson. Dy të tretat e kompanive të vogla në Francë nuk kanë bërë biznes online, ashtu sikurse edhe një pjesë e kompanive të mëdha. Por tani gjithçka ka ndryshuar, nga porositë e kafesë për kafiteritë e deri te rezervimi i dhomave të hotelit – gjithçka po bëhet, përmes internetit.
Spanjollët gjithashtu po punojnë nga shtëpia, të paktën kështu po ndodh aktualisht në këtë vend, thotë profesoresha Nekane Baluerka Lasa. Kalimi në një stil të tillë të punës është zgjeruar në masë të madhe, por besohet se në fund do të ketë një baraspeshim mes punës nga shtëpia dhe ajo në zyrë. Studentët një javë e kalojnë në fakultet, e tjetrën vazhdojnë të ndjekin studimet nga shtëpia dhe tashmë është shprehur interesim i madh për rikthim në objektet shkollore.