22.02.2021 - 10:05
Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit.
Vatra e zjarrit sipas burimeve zyrtare është konstatuar rreth orës 07:50.
Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë dhe ka dëmtuar edhe rrjetin shpërndarës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.