MENU
klinika

Rëndohet situata nga Covid

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të grupmoshës 30-39 vjeç

25.02.2021 - 09:50

Rëndohet situata nga COVID-19. Në harkun e 24 orëve janë raportuar 19 humbje jete si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë, janë 1715 persona që kanë humbur betejën me sëmundjen. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41- 85 vjeç”. Pothuajse 48 për qind e personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 janë të grupmoshës mbi 70 vjeç, 28 për qind e tyre 60 deri në 69 vjeç, ndërsa 16 për qind të grupmoshës 50 deri 59 vjeç. Meshkujt zënë pjesën dërrmues të rasteve fatale. Kështu 67 për qind e personave që kanë humbur betejën me sëmundjen janë burra dhe pjesa tjetër, pra 33 për qind janë gra.

TRAJTIMI NË SPITAL

E rënduar paraqitet situata edhe në spital, ku aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Kjo sa i takon informacionit zyrtar, megjithëse gjasat janë që numri i të shtruarve të jetë më i lartë, por një pjesë prej tyre zgjedhin të marrin mjekim në institucionet private.

RASTET E REJA

Me shpejtësi janë rritur edhe shifrat e infeksionit në vendin tonë. Të mërkurën janë regjistruar 1021 raste të reja ndërsa të infektuar aktivë janë mbi 35 mijë persona në të gjithë vendin. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e të infekturave janë të grupmoshës nga 30 deri në 39 vjeç. Ndërsa një përhapje të madhe infeksioni ka edhe në radhët e personave 40 deri në 60 vjeç. “Në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje, 14 raste në Kamzë, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë”, kanë bërë me dije autoritet shëndetësore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu flet për rolin e mjekut të familjes gjatë pandemisë

’40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë në 2 javë’