MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje stomaku të vazhdueshme…

26.02.2021 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam një problem me stomakun. Kam dhimbje stomaku çdo 4 muaj afërsisht. Dhimbjet zgjasin 3 ditë, kam 6 vite që vazhdoj ashtu. Theksoj se nuk kam marrë asnjëherë mjekim dhe as jam vizituar për këtë. Ju lutem a mund të më thoni se çfarë mund të jetë kjo?

Mjeku: Duke qenë se ankesat ju përsëriten herë pas here, ju rekomandoj një eko abdominale, feçe parazit dhe fibrogastroskopi. Konsumoni vakte të shpeshta dhe në sasi të pakët. Shmangni ushqimet e skuqura, pikante, alkoolin, duhanin. Në ditët kur keni ankesa përdorni omeprazol 20 mg 2 herë në ditë 30 minuta para ngrënies dhe maalox 3 herë 1 tabletë 1 orë pas ngrënies.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim