Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat, foli mbi biznesin e vogël dhe taksat e reja të vendosura. Ai tha se për bizneset që kanë një xhiro deri në 100 mijë dollarë do të do të ketë 0 taksa.
Gjithashtu kryeministri përsëriti se për bizneset e mëdha nuk do të ketë lehtësira, të paktën për momentin. Ai tha se këtë sektor e ka ndihmuar gjatë pandemisë, me lehtësirat e ofruara, por edhe pagat e punonjësve. Rama po ashtu u ndal dhe tek turizmi, ku tha se këtë vit ata do të jenë më të shumtë në numër.
“Siç ndodh zakonisht kur ka një krizë krijohet dhe një mundësi, krijohet mundësia për t’i parë gjërat ndryshe, për të shfrytëzuar ndryshe. Zerimi i TVSH-së për të gjitha bizneset me një xhiro deri në 100 mijë dollarë . Çdo biznes me një xhiro me 20 mijë dollarë në vit, tatoi 10%, plus 20% TVSH. Ne morëm masën e parë siç e kishim premtuar të përgjysmimit të tatimit, e çuam në 5% dhe sot është në fuqi, aktive, masa e lajmëruar javën e ardhshme, si rezultat i reagimit ndaj pandemisë për taksa zero. Unë isha në disa njësi të biznesit të vogël në Berat, i takuam, është një mbështetje e madhe sepse shteti heq dorë nga çdo akses i biznesit të vogël. Atë që deri dje e merrte shteti sot janë aty për familjen. Disa prej tyre e dëshmuan që po të mos merrej kjo masë do të hiqnin njerëzit nga puna.
Ne sot kemi më shumë biznese të vogla në Republikën e Shqipërisë, para 20 janarit 2020. Kjo është themelore. Për biznesin e madh e kam thënë, nuk do ulim tatimin e fitimit, është dhe do të jetë 15%, të paktën për një periudhë kohe. Ka një ndarje të prerë mes nesh dhe alternativave të tjera, ne jemi që ata që mendojmë se ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak. Ne kemi mbështetur biznesin e madhe me disa forma, me punonjësit. Kemi mbështetur turizmin me një paketë specifike dhe kompanitë prodhuese. Po të shohim konsumin jemi kthyer në shifrat e konsumit të para pandemisë. Pse? Janë injektuar shumë para të pandemisë. Në programin e rindërtimit, punojnë dhe ushqehem me pagë 25 mijë familje. Turizmi është goditur jo aq shumë sa të ishte goditur me së pari duhet të kishim mbyllur kufijtë, gjë që nuk e bëmë dhe së dyti nëse nuk do të kishim lehtësuar sipërmarrjet në ekonomi, për t’i dhënë mundësi që të shfrytëzojnë sezonin me turistë të huaj.
Erdhën dhe shumë shqiptar Shqipërie, qëndruan këtu. Me këtë rast sa të shpenzonin kohën e lekët në Greqi e vende të tjera, udhëtuan në Shqipëri. Por patjetër dhe shqiptarët e Kosovës, që erdhën në masë. Këtë vit do të jetë më mirë se sa vjet. Edhe një pjesë e të huajve të vaksinuar do të lëvizin, edhe një pjesë e rëndësishme e jona që do të jenë vaksinuar do e kenë më të lehtë, do të ketë më shumë frymëmarrje këtë vit turizmi. Edhe gjërat e tjera do të shkojnë duke u përmirësuar”, tha Rama