MENU
klinika

Nga kufizimi i lëvizjes te shkollat, çfarë pritet këtë javë?

Komiteti i Ekspertëve mblidhet për masa të reja dhe ecurinë e pandemisë

01.03.2021 - 08:05

Në rast se shifrat e pandemisë do të vijojnë të mbeten të larta edhe përgjatë kësaj jave, Komiteti i Ekspertëve mund të ndryshojë mendje, duke vendosur të ashpërsojë masat. Por, në çdo rast, as që bëhet fjalë për mbyllje.

Ndonëse janë shtuar zërat ndër bluzat e bardha që kërkojnë ashpërsim të masave, asnjë prej tyre nuk përmend një karantinë të dytë. Vendimi në prag të fundjavës që shkoi për të lënë në vendnumëro masat shtrënguese është pritur me rezerva nga specialistë të fushës. Nga ana tjetër, anëtarët e komitetit kanë lënë të hapur mundësinë e kufizimeve shtesë, jo pas dy javësh, por në momentin kur e shohin të arsyeshme.

SKENARI I KEQ

Në skenarin më të errët, nëse trajektorja e numrit të të infektuarve dhe atyre që kërkojnë trajtim spitalor vjen në rritje, komiteti do të vlerësojë këto dy tregues, lëvizjen e lirë dhe shkollat.

“Nëse ulja e rasteve është e qëndrueshme, atëherë nuk ka arsye përse të mbyllet. Nëse gjatë kësaj jave do të kemi rritje të pozitivitetit, duhet parë edhe grupmosha, se cilës grupmoshë i është rritur pozitiviteti, atëherë do të propozohen masa të tjera. Për shembull, nëse grupmosha e shkollave nga 12-18 vjeç do te ketë rritje, masa e ardhshme do jetë kalimi i këtyre shkollave totalisht online. Mund të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat në sistemin online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë ose ‘lockdown’, sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate”, deklaron anëtari i Komitetit të Ekspertëve, Andi Koraqi, duke i dhënë kohë vendimit të ndërmarrë që të japë frytet e duhura.

“Për të parë nëse masat kanë pasur dobi, duhet minimumi tri deri në katër javë. Kështu që, kjo është java që do të diskutohet nëse masat që janë marrë janë adekuate, nëse duhen ashpërsuar apo lehtësuar”.

Përgjatë gjithë javës që lamë pas, mjekë të shumtë, por edhe anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë shprehur jo pak herë me shqetësim për rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19 dhe fataliteteve. Por e kanë kufizuar zgjidhjen te ndërgjegjësimi qytetar dhe bizneset, të cilëve u kërkojnë të respektojnë masat, si të vetmen mënyrë për uljen e transmetimit të rasteve. Sakaq, shifrat nuk janë fare në favorin e masave ekzistuese. Muaji shkurt vendosi rekordin e ri me numrin më të lartë të fataliteteve nga COVID-19, që prej nisjes së pandemisë. Në muajin më të shkurtër të vitit humbën jetën 415 persona, më i riu një 18-vjeçar. Infektimet ditore po ashtu kanë shënuar mbi një mijë në ditë. Bilancin më të rëndë e shënon fundjava që lamë pas.

KUSH VENDOS?!

Në mesin e Komitetit të Ekspertëve ka edhe nota proteste. Një prej tyre është Tritan Kalo, mjek infeksionist, anëtar i Komitetit, i cili përmes një postimi në “Facebook”, “lan duart” nga përgjegjësia e vendimeve që merren me dyer të mbyllura. Ai dhe anëtarët e tjerë, thotë se kontribuojnë vullnetarisht dhe kanë veçse rol këshillimor në menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, luhet qëllimshëm me fjalinë “Komiteti i Ekspertëve vendosi”, pasi pas tij fshihet qeveria. Kontribuues, sipas doktorit, në këto vendime që merren janë edhe ata që nuk mblidhen në tryezë. Këtë e thotë, referuar bluzave të bardha të formuara në Shqipëri, por që kanë vendosur të kontribuojnë gjetkë. Këta të fundit, pasi i thumbon, i fton të bashkohen në luftë kundër kësaj flame mbarëkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar strategjinë”

Ekspertët reagojnë për testimet: Masat kanë patur efekt


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!