Drejtori i platformës Zoom, Eric Yuan, ka deklaruar se kompania e tij ka shënuar rritje rekorde të përdorimit gjatë dy vjetëve të fundit. Kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë së COVID-19, ku pothuajse tërë shtetet e botës qëndruan në izolim.
Kompania e video-konferencave pret që shitjet të rriten mbi 40 për qind këtë vit, duke arritur më shumë se 3.7 miliardë dollarë. Parashikimi rriti aksionet në kompani më shumë se 6 për qind pas disa orësh në New York.
Në anën tjetër, investitorët kanë analizuar se si do kalonte kompania nëse një numër i madh njerëzve vaksinohet dhe masat kufizuese largohen. Zoom ka thënë se kompania mbetet e fortë dhe nuk e kishte pritur një rritje kaq të madhe, njofton BBC.
“Tremujori i katërt shënoi një përfundim të fortë për një vit të pashembullt për Zoom,” ka thënë shefi i kompanisë Eric Yuan.
“Derisa bota del nga pandemia, puna jonë vetëm ka filluar.”
“E ardhmja ynë është këtu me rritjen e pritshme të punës anembanë botës. Ne e njohim këtë realitet të ri dhe po ndihmojmë në fuqizimin e punonjësve tanë dhe të klientëve që punojnë në mënyrë të shpërndarë”, ka shtuar Yuan.