MENU
klinika

Vrasja e Kastratit në mes të Fierit

Elmir Tufa: Nuk e njoh viktimën, ditën e ngjarjes isha në Krujë

02.03.2021 - 10:48

Elmir Tufa, 29 vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në mes të Fierit, më datë 1 shkurt, flet nga arratia dhe mohon përfshirjen në këtë ngjarje kriminale.

Në një intervistë për emisionin Unikon, Elmir Tufa ka thënë se ditën e vrasjes së Kastratit ka qenë në Krujë, dhe të gjitha vendet ku ai ka qenë janë të pajisura me kamera, të cilat e kanë filmuar.

“Fizikisht në Krujë, më kanë parë të gjithë, ka kamera, kam qenë te Panorama kam ngrënë bukë , kam hyrë te Posta Shqiptare, kam të gjitha filmimet, që të gjitha i kam marrë. Edhe telefonin që kam përdorur me WhatsApp, që i kam rënë personave në WhatsApp, edhe qelizat telefonike nga numri im”, është shprehur Tufa ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjetja e makinës zbuloi vrasësit

Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier