Tashmë nuk është më në vazhdën e një thashethemi të mediave rozë, por lajmi i një dite më parë se modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi është shtatzënë është konfirmuar.
Bukuroshja shqiptare, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ku zhvillon karrierën e saj, por edhe është martuar me aktorin e mirënjohur turk Tolgahan Sayisman, do të bëhet nënë.
Ishin mediat turke që e kishin mësuar këtë lajm të cilin çifti kishin vendosur ta mbanin të fshehtë, ndërsa me shpejtësi lajmi qarkulloi edhe në mediat shqiptare.
Ndërsa më pas, Almeda e ka pranuar për “revistawho.com” se lajmi është i vërtet dhe se është shumë e lumtur. “Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, është shprehur Almeda, e cila është në javët e para të shtatzënisë.
Përveç modës, së fundmi, Almeda ka nisur edhe një karrierë të re si këngëtare.