Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll ishte planifikuar nga zyrtarët sauditë ditë më parë.
Duke ju drejtuar ligjvënësve nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillimtë martën, Erdogan foli me detaje lidhur me zhdukjen dhe vrasjen e Khashoggi, por akuzoi rojet e Saudisë për vrasjen “e egër” që ka shkaktuar zemërim global.
“Më 28 shtator, Khashoggi arriti në konsullatën arabe në Arabinë Saudite për të marrë disa dokumente”, tha Erdogan gjatë fjalimit në parlamentin turk në kryeqytetin e Ankarasë.
“Duket se në atë kohë zyrtarët e Arabisë Saudite filluan të thurnin një plan për vrasjen e tij.”
Ai shtoi se disa zyrtarë sauditë u larguan nga Turqia dhe udhëtuan për në Arabinë Saudite, “duke treguar se ishin ata që kishin planifikuar vrasjen”.
Khashoggi, 59 vjeç, një kolumnist dhe kritik i Washington Postit, i princit të fuqishëm të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite më 2 tetor.
Deri më tani, Erdogan nuk kishte folur për rastin, edhe pse zyrtarët e panjohur turk kanë nxjerrë informacion rreth vrasjes, duke përfshirë informacionin për një ekip vrasjesh saudit prej 15 anëtarësh.
Pas presionit të madh global, Arabia Saudite pranoi javën e kaluar se Khashoggi u vra në konsullatën e Stambollit më 2 tetor si rezultat i një zënke me zyrtarët gjatë një marrjeje në pyetje.
Erdogan e quajti vrasjen një “vrasjeje politike”, duke shtuar se Ankaraja do të vazhdojë hetimin derisa të gjitha pyetjet të kenë marrë përgjigje.
Galip Dalay, studiues në Universitetin e Oksfordit, theksoi rëndësinë e fjalimit të Erdoganit.
“Gjëja më e rëndësishme është se Erdogan konfirmoi gjithçka që ne dëgjonim përmes burimeve të tjera”, tha ai për Al Jazeera.
Erdogan kërkoi gjithashtu përgjigje për atë që ndodhi me trupin e Khashoggi, duke përmendur njoftimet se një bashkëpunëtor vendas dyshohet se e zhduku atë.
“Askush mos të mendojë se ky rast do të përfundojë pa iu përgjigjur të gjitha këtyre pyetjeve”, shtoi Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu tha se Arabia Saudite po ndërmerrte hapat e duhur duke punuar me Ankaranë për hetimin dhe kryerjen e 18 arrestimeve.
Të dielën, duke folur në një intervistë ekskluzive me Fox News, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adel al-Jubeir tha se vrasja e Khashoggi brenda konsullatës ishte “një tragjedi e tmerrshme” dhe se princi saudit nuk kishte të bënte fare me të.
Taha Ozhan, drejtoreshë kërkimore në Institutin e Ankarasë, i tha Al Jazeera se ai mendonte se Erdogan po ndërmerrte hapat e duhur.