Meghan dhe Harry nuk do të qëndrojnë më të heshtur. Në një klip të ri promovues të intervistës së tyre me Oprah Winfrey, moderatorja pyet Meghanin nëse është e shqetësuar që Familja Mbretërore do dëgjojnë të vërtetën e saj dhe përgjigja e saj tregon shumë.
“Nuk e di si ata mund ta presin pas gjithë kësaj kohe. Ne nuk do qëndrojmë të heshur nëse ata luajnë rol në përhapjen e gënjeshtrave rreth nesh”-tha Meghan.
Duket sikur Harry dhe Meghan do të hapin luftë pas largimit të tyre nga Pallati.
Ndërkohë nuk është rastësi që këtë javë dolën histori, të cilat akuzonin Meghan për bullizimin e shërbyesve të Pallatit. Thuhet se skaudra e Mbretëreshës fshihet pas këtyre lajmeve që po përhapen me shpejtësi pikërisht para se të transmetohet intervista e Meghanit dhe Harry-t.
Meghan dhe Harry tani që janë larguar nga Mbretëria nuk kanë më çfarë të humbasin dhe po i thonë të gjitha.