MENU
klinika

“Duket sikur Princi Harry po e rrezikon shumë..."

Intervista e Harryt mund të prishë raportin e tij me vëllain

07.03.2021 - 11:34

Ekspertë të shumtë janë të mendimit se intervista e ardhshme e Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey do të shkatërrojë marrëdhënien mes djemve të Princit Charles. Autori i “Royal’s at War”, Dylan Howard ndërsa komentoi videon e shkurtër shkëputur nga intervista, tha: “Duket sikur Princi Harry po e rrezikon shumë marrëdhënien e tij me Princin William”.

Më herët, Meghan tha se ajo ka realizuar një intervistë të sinqertë me U. Oprah Winfrey që do të transmetohej të dielën sepse ajo tani ishte e lirë të fliste për veten e saj, duke shtuar se të jesh pjesë e familjes mbretërore nuk është siç e imagjinojnë njerëzit. Meghan, 39 vjeç, dhe burri i saj Princ Harry, nipi i Mbretëreshës Elizabeth, tronditën familjen mbretërore në janar të vitit të kaluar duke njoftuar se do të largoheshin nga rolet e tyre zyrtare mbretërore për të krijuar një jetë të re, të pavarur në Kaliforni.

“Unë jam gati të flas”, thotë Meghan, në videon e shkurtër që u publikua të premten, pasi ajo shpjegoi pse kishte rënë dakord për intervistën.

“Si një e rritur që jetoi një jetë vërtet të pavarur për të hyrë në këtë konstrukt që është ndryshe nga sa njerëzit imagjinojnë të jetë, është vërtet çliruese të jesh në gjendje të kesh të drejtën dhe privilegjin në disa mënyra të jesh në gjendje të thuash “PO”.”

Po ashtu, kur Oprah pyeti Meghan “Si ndiheni që Pallati Mbretëror po ju dëgjon teksa thoni të vërtetën tuaj sot?”, ajo përgjigjet:

“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”. Aktorja ka shtuar se ajo dhe Harry janë të vetëdijshëm se rrezikojnë të humbasin shumë gjëra pas kësaj interviste, por ajo thotë, “Megjithatë ne kemi humbur shumë tashmë”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po shpërndan lajme të rreme"

Meghan akuza ndaj Pallatit Mbretëror