MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më bien qerpikët, ç’të bëj?

10.03.2021 - 09:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më bien qerpikët, ç’të bëj?

Mjeku: Ashtu sikurse bien flokët, bien vetullat, bien edhe qerpikët. Qerpikët u bien të gjithëve dhe rënia e tyre është normale, por brenda një limiti të caktuar. Nëse kjo ndodh vazhdimisht, atëherë duhet të shqetësoheni.

Ka shumë faktorë që nxisin rënien e tyre, duke nisur që nga ato që shkaktojnë rënien e flokëve. Në qoftë se është femër, ndikojnë shumë problemet hormonale, infeksionet e ndryshme të syrit, infeksionet e ndryshme në trup, bajamet, një dhëmb i prishur, sinoziti, ftohja, një infeksion urogenital, tiroidet, problemet nervore etj. Çdo shqetësim në organizëm është i mirëlidhur me diçka tjetër. Pacienti/ja në këtë rast duhet të konsultohet me një mjek dermatolog i cili e referon për bërjen e një sërë analizash. Në varësi të rezultatit drejtohet për tek mjeku përkatës, në mënyrë që të vendoset trajtimi dhe të ndalohet rënia.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.