MENU
klinika

Dardha kalohet vetëm me zinxhirë

Rikthehen reshjet e borës në Korçë

11.03.2021 - 08:23

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e ulëta por edhe të larta në juglindje të vendit. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se dëbora varion nga 5-15 cm në Dardhë.

Sipas të dhënave aksi i dardhës kalohet vetëm me zinxhirë edhe pse është punuar gjatë natës, akset e tjera kalohen pa probleme, por duhet kujdes. Vijon puna për pastrimin e aksit të Dardhës. Prezencë të dëborës ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN