MENU
klinika

Shkollat e ndërtuara pas tërmetit

Dhjetëra godina gati për vitin e ardhshëm shkollor

12.03.2021 - 12:37

Kopshti ‘një qershori’ në Durrës pas dëmtimeve nga tërmeti , me riparimet e mundësuara nga fondet e Bashkimit Europian dhe PNUD është gati të mirëpres në ndërtesë 167 fëmijët dhe 10 edukatoret.

“Kjo ndërtesë me arkitekturë italiane është rindërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare. Por mbi të gjitha ne u konsultuam me prindërit, fëmijët se si do të dëshironin të ishin shkollat dhe cfarë mungesash e nevojash kishin dhe tashmë këto gjera janë bërë realitet duke pasur shkollat e kopshtet qe kishin ëndërruar”.

Veç dy godinave arsimore të rikonstruktuara, punimet janë drejt fundit edhe për 20 shkolla të tjera të dëmtuara ose shkatërruara nga tërmeti që pritet të jenë gati për vitin e ardhshëm shkollor, ndërsa 18 të tjera vetëm janë skicuar dhe do të nis puna së shpejti. Projekti me vlerë 65 milionë e 765 mijë euro që përfshin rindërtimin e 58 institucioneve arsimore ka nisur në muajin qershor të 2020 e pritet të përfundojë brenda 2 viteve, teksa do të përfitojnë prej tij 20 mijë nxënës.

Limya Eltayeb- Përfaqësuese e përhershme e PNUD: Për ne është shumë i rëndësishëm parimi i të rindërtuarit më mirë dhe së bashku duke u bazuar në aspektin e sigurisë, mjedisit, aksesueshmërisë por edhe anës shëndetësore në sajë edhe të pandemisë kemi krijuar kushtet më të mira të një dhomë mjeku edhe psikologu.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin