Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e ish-konviktit të vajzave, pranë shkollës “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shkruan ndër të tjera se vetëm falë investimit të qeverisë së Ramës, iu rikthye dinjiteti që meritonte.
Tashmë, falë punimeve të kryera, nga një godinë e shkatërruar është kthyer në një ambient ku nxënësve iu janë siguruar kushtet më bashkëkohore.
Postimi i plotë:
Elbasan – Inspektimi i punimeve të rikonstruksionit të ish-konviktit të vajzave, pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”.
Godina ishte tërësisht e shkatërruar, nuk ishte vënë dorë kurrë më parë. Fal mbështetjes së Qeverisë sonë, me një investim prej më shumë se 32 milionë lekë, i rikthyem dinjitetin e merituar godinës, që mban emrin e një prej autorëve më të mëdhenj, si edhe siguruam kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit.