MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Mos u habisni me Ilir Metën, vuan nga “Sindromi i Burgosjes…”

13.03.2021 - 18:01

Meta po e thellon marrëzinë e tij.

Tragjedia e tij personale si i kërcënuar nga antikorripsioni, po reflekton në një komedi kundrejt syrit të shqiptarëve. Por, a mund të tolerohet ligjërisht marrëzia e  Presidentit të Republikës?!!

l.

Shqiptarët po presin denoncimin emëror të Uashingtonit për korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, dhe të atyre që nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Por, pikërisht për këtë shkak, në këtë kohë të trazuar antikorrupsion, po thellohet marrëzia Meta.

Dje ai dha shfaqen më të shëmtuar kundër vetes.

Është i njohur ky sindrom marrëzie shekullor i pushtetarit të lartë që është kapur në korrupsion apo në krim, dhe që pret ndëshkimin me burg. Ky quhet Sindromi i Burgosjes së Afërt.

Ky sindrom shoqërohet me frikë çorientuese që krijojn depersonalizim dhe një delir force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes, dhe, në marrëzi, ky individi kërcënon me një “forcë” që nuk e ka aspak.

Ja, ky është Meta që po shfaqet aktualisht.

Ka shumë të tillë në histori. Dhe kjo është arsyeja që Meta tani po flet përçart… ka frikë, dhe kërcënon nën sindrom, por shpejt, për të gjitha këto shfaqje marrëzie që ai ka dhënë, do të shkruhen romane, fejtone, pjesë humoristike, dhe, sigurisht që do të shkruhet edhe një histori e trishtë për “veprat” makabre të të korruptuarëve të lartë në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit.

Do të shkruhet shumë për vuajtjen shqiptare nga monstra të tilla, sidomos në këta katër vjetët e fundit që, pikërisht këta të korruptuar, janë të kërcënuar nga antikorrupsioni dhe goditja e krimit të organizuar.

ll.

Në këtë kohë, shikoni ngjarjet, se nuk është vetëm marrëzia Meta… ngaqë ka edhe të tjerë që do shfaqen.

Shenjat janë, që, tragjedia e gjatë e  shqiptarëve po përfundon me një komedi.

Ndërsa gëzimi i likuidimit të bandave politike në Shqipëri, do të sjellë gëzim të madh shoqëror, dhe letërsia do ta shoqërojë këtë gëzim me komeditë e shumta që do të tallen me mediokritetin dhe marrëzitë e të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

Të gjithë këta, njerëz të rëndomtë që morën një pushtet politik, të ndihmuar edhe nga vendet kufitare antishqiptare, madje edhe më tej, por që iu sollën shqiptarëve, pas tiranisë Hoxha, fenomenin më negativ të historisë së Shqipërisë.

Erdhi fundi i të korruptuarëve të lartë, por marrëzia e tyre do të vijojë të shfaqet si komedi. Si ajo Marrëzia Meta që shqiptarët panë dje gjate gjithë ditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin