MENU
klinika

E vogla bën histori

Vajza e Beyonce-s fiton një Grammy në moshën 9-vjeçare

15.03.2021 - 10:31

Në moshën nëntë vjeçare, Blue Ivy Carter është tashmë një fituese e një çmimi Grammy. Vajza e madhe e Beyonce-s dhe Jay-Z mori në shtëpi çmimin e saj të parë “Grammy” të Dielën, vetëm disa orë para ceremonisë televizive.

Blue Ivy fitoi trofeun e artë për videoklipin më të mirë për këngën “Brown Skin Girl”. Blue është bërë kështu muzikantja e dytë më e re që merr një Grammy, pas Leah Peasall. Videoja muzikore është realizuar për filmin “Black is king” të Beyonces.

Blue Ivy Carter's 2021 Grammys Win Made History

Blue Ivy tashmë ka marrë një çmim BET, Soul Train Music Award dhe NAACP Image Award për këtë këngë. Beyoncé gjithashtu mori në shtëpi një GRAMMY për performancën më të mirë rap për bashkëpunimin e saj me Megan Thee Stallion në “Savage”. 39-vjeçarja ka fituar gjithsej 26 çmime Grammy gjatë karrierës së saj muzikore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN