Njëherë e një kohë, një Princ u dashurua me një amerikane dhe ata u arratisën së bashku. Tashmë, ne të gjithë e dimë versionin e historisë së dashurisë së Meghan Markle dhe Princit Harry, dhe gjithçka që ata kaluan para arratisjes për në Kaliforni, falë intervistës së tyre të bujshme me Oprah Winfrey të dielën që lamë pas.
Po nëse do themi që keni dëgjuar një këngë të Taylor Swift që flet për këtë gjë në dy vitet e fundit? Epo, jo shumë ditë pas intervistës me Oprah, përdoruesit e TikTok filluan të kuptonin se disa nga këngët e tyre të preferuara të muzikës pop lidhen me intervistën e Meghan dhe Harry. Konkretisht, bëhet fjalë për tre këngë që ne të gjithë i njohim dhe i duam, të cilat tani do i dëgjojmë ndryshe. Quajeni si të doni – të frikshme, tronditëse, ose të pabesueshme – por duhet të pranoni se nuk do t’i dëgjoni kurrë më këto këngë në të njëjtën mënyrë.
1. “Ready or Not” nga Bridgit Mendler
“Ready or Not” u publikua në vitin 2012, një vit pasi Princi William u martua me Kate Middleton dhe rreth katër vjet para se Meghan dhe Harry të takoheshin. Bridgit, frymëzuar qartë nga dasma e vëllait të madh, këndon “Ti do të jesh William imi, unë do të jem Kate yt / Duke jetuar si në përrallë / Ne mund të kemi një pallat pranë Oprah.”
Së pari, shanset që Kate dhe William të jenë miq me Oprah pas kësaj interviste janë të vogla. Por, fansat janë të mendimit se teksti në fakt, lidhet me Harry dhe Meghan. Ata janë Will dhe Kate i njëri-tjetrit, e po ashtu me të vërtetë u zhvendosën në një shtëpi gjigande pranë Oprah afër Santa Barbara. Megjithëse intervista e 7 marsit u zhvillua në shtëpinë e një fqinji tjetër, Meghan dhe Harry ftuan stafin në oborrin e shtëpisë së tyre për të parë një kafaz pulash, të quajtur “Archie’s Chick Inn”. Meghan tha se ajo më në fund është në gjendje të jetojë në mënyrë e saj në Kaliforni.
2. “Billionaire” nga Travie McCoy dhe Bruno Mars
Sa herë e keni kënduar këtë këngë në shkollën e mesme, pa e kuptuar se ajo do të merrte një kuptim tjetër më shumë se një dekadë më vonë? Na lejoni të rifreskojmë memorien tuaj: “Unë dua të jem në kopertinën e revistës Forbes / Buzëqeshur pranë Oprah dhe Mbretëreshës”, thuhet në tekst dhe, Travie më pas thotë në tekstin e tij, “Unë do të kisha një shfaqje si Oprah dhe do të isha drejtuesi i saj”, megjithëse ai nuk përmend saktësisht se shfaqja e tij do të zbulonte sekrete për monarkinë britanike.
Sidoqoftë, këto ditë, nuk duket se Oprah dhe Mbretëresha do t’i buzëqeshin njëra-tjetrës. Në fakt, Mbretëresha Elizabeth reagoi rreth intervistës së nipit të saj të martën, 9 Mars, me një deklaratë zyrtare.
3. “Miss Americana & the Heartbreak Prince” nga Taylor Swift
Gati dy vjet pasi Taylor publikoi albumin “Lover”, kënga e saj “Miss Americana & the Heartbreak Prince” duket se përshkruan të gjithë udhëtimin e Meg dhe Harry me një saktësi të frikshme. Nuk ka nevojë të thuhet se Princi Harry është Princi dhe Meg, një amerikane, është Miss Americana. Por, gjithashtu, po të lexosh me vëmendje tekstin mund të shohësh tek ai sfidat me të cilat çifti u përball që i bënë ata të zhvendoseshin në SHBA.
“Ti e di që të adhuroj / jam i çmendur pas teje / Atëherë isha gjashtëmbëdhjetë vjeç / SI në një skenë filmi”, fillon kënga, duke përshkruar një histori të bukur dashurie. Dashuria për kinematografinë lidhet me Meghan, e cila ka luajtur në “Suits” para se të martohej me Harryn. Sidoqoftë, roli i saj i parë (megjithëse i vogël) ishte në 1995, në moshën 14 vjeç, në shfaqjen TV Married… with Children. Më tej, kënga vazhdon duke përshkruar se si Miss Americana u trajtua keq brenda pallatit Mbretëror, por gjeti mbështetje te Princi i saj.