MENU
klinika

Ndiqni këto udhëzime!

Si të mos prekeni nga kanceri i fytit!

24.10.2018 - 16:58

Kanceri i fytit është një lloj kanceri i cili lidhet me kokën dhe qafën. Kanceri i fytit ka emra të ndryshëm, në varësi se cila pjesë e fytit është prekur.

Faktori kryesor i rrezikut për kancerin e fytit është pirja e duhanit. Disa lloje të kancerit të fytit gjithashtu kanë faktorë të tjerë rreziku. Për shembull, HPV është një faktor rreziku për kancerin orofaringeal.

 

Simptomat e kancerit të fytit mund të përfshijnë:

Dhimbje e fytit;

Një gungë në qafë;

Dhimbje ose zhurmë në vesh;

Problemi i gëlltitjes;

Dhimbje veshi.

 

Për të diagnostikuar kancerin e fytit, mjekët mund të bëjnë prova fizike dhe test të imazhit dhe një biopsi.

Mund të duhen edhe teste të tjera, varësisht nga lloji i kancerit. Trajtimet përfshijnë kirurgji, terapinë e rrezatimit dhe kimioterapinë. Terapia e synuar përdor substanca që sulmojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale.

Nuk ka mënyrë të saktë për të parandaluar kancerin e fytit . Por, për të zvogëluar rrezikun e tij, ju mund të ndaloni pirjen e duhanit. Nëse e pini duhanin, hiqni dorë. Nëse nuk pini duhan, mos e filloni!

Nëse pini alkool bëjeni vetëm në mbikëqyrje dhe jo duke e tejkaluar sasinë. Për të rriturit e shëndetshëm, kjo do të thotë deri në një pije në ditë për gratë e të gjitha moshave dhe burra të moshës mbi 65 vjeç dhe deri në dy pije në ditë për meshkujt 65 vjeç e sipër.

Zgjidhni një dietë të shëndetshme plot me fruta dhe perime.

Vitaminat dhe antioksidantët në fruta dhe perime mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të fytit. Hani një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve shumëngjyrëshe.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?