MENU
klinika

“Sot në prag të anëtarësimit në BE”

Yuri Kim: Shqipëria aleate e palëkundur e SHBA! Progres në reforma

16.03.2021 - 11:06

Në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies SHBA-Shqipëri, Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një konferencë për media u shpreh mirënjohëse ndaj përpjekjeve që Shqipëria ka bërë dhe konstributin që ka dhënë në misionet e NATO-s.

Yuri shton se pret me kënaqësi atë që mund SHBA dhe Shqipëria të arrijë së bashkë në 30 vitet e ardhshme.

Për ambasadoren Kim ka qenë një nder të drejtojë ekipin e ambasadës në Shqipëri në këto 14 muaj.

“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht. Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së. Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S. I jemi mirënjohës Shqipërisë për kontributin e saj në misionet e NATO-s. Pres me kënaqësi atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme. Ka qenë një nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës në Shqipëri për këto 14 muaj. Shqipëria, mike dhe partnere e SHBA”, u shpreh Yuri Kim në fjalën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vijojnë sot negociatat për zgjedhoren

A do ketë “tym të bardhë”?

Yuri Kim: Ata që s’e duan Reformën në Drejtësi po përpiqen të…

“Nuk heq dorë kollaj”- Paralajmërimi i ambasadores amerikane


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!