Kimi Raikkonen në garën e parë në Bahrein për vitin 2021 do të vendosë një rekord në Formula 1. Më 28 mars në Sakhir piloti finlandez do të barazojë rekordin e pjesëmarrjeve sezonale, 19 të tillë në karrierën e gjatë.
Piloti 41-vjeçar garon në Formula 1 që nga viti 2001, teksa e nisi karrierën me skuderinë Sauber. Me 19 sezone, ai barazon kështu legjendën Michael Schumacher dhe brazilianin Rubens Barrichello. Finlandezi ka munguar vetëm dy sezone që nga ardhja në Formulën 1.
Në vitin 2009, ku u klasifikua i treti me Ferrarin, ai u shkëput nga garat, për t’u rikthyer në vitin 2012 me Lotus. Në total, ai ka zhvilluar 329 gara dhe fituar 21 prej tyre. Raikkonen është piloti që ka përshkuar më shumë kilometra në garat e Formula 1 dhe këtë rekord personal pritet ta thellojë këtë sezon.
Kimi clear the half century mark on the timesheets: 50 laps and counting for the Finn, who is working on longer runs this morning.
📸DPPI Images pic.twitter.com/DBU4fWIIRN
— Alfa Romeo Racing ORLEN (@alfaromeoracing) March 14, 2021
Aktualisht, piloti finlandez garon me skuadrën e Alfa Romeo Racing, viti i tretë me këtë makinë. Me shumë gjasa, ai mund të jetë në pistë edhe vitin e ardhshëm, pasi skuderia italiane është e kënaqur me rendimentin e tij. Raikkonen është shpallur kampion bote vetëm 1 herë, vitin 2007 me Ferrarin.