MENU
klinika

Zbulojnë arsyet se përse nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit

Flasin të larguarit e PS-së, nga Eglantina Gjermeni te Musa Ulqini

16.03.2021 - 14:12

Në listat e Partisë Socialiste nuk janë përfshirë disa nga figurat e njohura me kontribut të gjatë në këtë forcë politike.

Në seancën parlamentare të zhvilluar ditën e sotme, gazetarët u interesuan që të intervistonin veçanërisht ata që janë larguar nga PS-ja.

E pyetur nëse është larguar vetë, apo e larguan Englantina Gjermeni tha: “Jam larguar vetë, kam gati një vit që i kam thënë Kryeministrit që nuk do të jem. Për arsye personale.”

Musa Ulqini, nga shkallët e Kuvendit, tregoi edhe sot fisnikërinë e tij me falenderimin dhe respektin që shprehu për shërbimin e tij për qytetarët e vendit.

“Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë”, tha ai përballë gazetarëve.

Po ashtu edhe një i larguar tjetër nga PS, Fate Vela tha se rrugëtimi i tij tashmë ka mbaruar.

“Shiko, PS ka autorizuar Edi Rama që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës. Për të bërë këtë rrugë atij i duhen njerëz për etapa të caktuara, nuk do të thotë që nëse ai niset për në Kinë, të marrë çdonjërin këtu dhe të niset për në Kinë. Një pjesë të rrugës do ta bëjë me të. Për këtë pjesë unë isha i duhuri për të, dhe për Partinë Socialiste. Në pjesën tjetër do të marrë dikë tjetër dhe kështu funksionon e gjithë bota. Deri javës tjetër jam deputet, kam një familje që jeton në Vjenë dhe siç e vendosa në fillim dhe për një vendim tjetër unë më duhet të flas me familjen time. Përplasjet me Dritan Lelin nuk e kam ndjekur. Secili bën zgjedhjen e tij personale”,- tha ai.

Ndërkohë që Edmond Leka tha se thjesht do që të qëndrojë afër familjes, pas 10 vitesh në politikë.

“Kam 10 vite që jam në politikë dhe tashmë është koha që të rri afër familjes sime”,- tha Leka.

Sadi Vorpsi tha se ishte një zgjedhje e tij personale, por që do të vazhdojë që të jetë aktiv në Partinë Socialiste.

“Ka qenë një zgjedhje personale e imja dhe unë vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës dhe PS-së. Do jem akoma aktiv”,- Sadi Vorpsi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetarët votojnë partinë dhe kandidatin e preferuar

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shqipëria aplikon për herë të parë votimin…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!