MENU
klinika

Receta

Trajtimi perfekt për një lëkurë të yndyrshme

24.10.2018 - 16:53

Aknet janë ndoshta problemi më i madh dhe i vazhdueshëm  për  lëkurat  e yndyrshme  për të cilat ankohen të gjithë!

Sot do tju tregojmë nje recetë të thjeshtë të përgatitur në shtëpi që do të bëjë mrekulli për fytyrën tuaj.

Gjithcka që ju duhet është pak lëng limoni dhe mjaltë.

 

Limon është ilaçi më i mirë në për lëkurën e yndyrshme. Lëngu i limonit përmban Acid Citrik i cili mund të neutralizojë dhe kontrollon sekretimin e vajit të lëkurës. Ai  ka aftësinë për të kuruar pucrrat në mënyrë efektive. Acidi  shkatërron  bakteret e dëmshme dhe aknet si dhe mbyll plagët që ato shkaktojnë.Mjalti ka veti antibakteriale dhe mund të rivendosë ekuilibrin e lagështisë së lëkurës duke e bërë atë të duket më natyrale dhe më e pastër.

Maska përgatitet shumë thjeshtë: merrni pak mjalte, 2-3 lugë dhe shtrydhni në të një limon.Me këtë përzjerje lyeni fytyrën dhe qafën .Lereni të veprojë për 15-20 min dhe  më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Menjëherë do të vini re reduktimin e akneve dhe  shkëlqimin që do të ketë fytyra. Gjithashtu ky trajtim ndihmon të zhduken  edhe shenjat  që ato kanë lënë. Duke aplikuar rregullisht këtë maskë,do të keni një lëkurë të më të pastër dh të shëndetshme në shumë pak kohë. Është e këshillueshme të përdoret 2-3 herë në javë.

 

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj