MENU
klinika

"Ja çfarë duam të shohim me 25 prill!"

OSBE-ODIHR në Shqipëri për zgjedhje: Nuk jemi polici zgjedhore!

19.03.2021 - 12:46

Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit do të monitorohen nga OSBE/ODIHR ashtu si çdo proces tjetër zgjedhor në Shqipëri.

OSBE/ODIHR do të ketë në terren 274 vëzhgues, 24 prej tyre do të jenë afatgjatë ndërsa 250 vëzhgues të tjerë do të jenë të pranishëm vetëm ditën e zgjedhjeve.

Në konferencën e parë për mediat, kryesuesja e delegacionit Urszula Gacek u kujdes të theksonte se ky është një proces normal dhe se nuk ka një arsye të veçantë se pse ata janë këtu.

“Jemi këtu me ftesë të autoriteteve shqiptare. Të 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë të angazhuara për të zhvilluar zgjedhje duke respektuar barazinë, drejtësinë, paanshmërinë dhe fshehtësinë e procesit. Jemi këtu për të vlerësuar sesa do të përmbushin këto zgjedhje angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadrin e OSBE pëor edhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet dhe legjislacionin vendas që i është nënshtruar një reforme substanciale së fundmi, ligji zgjedhor.

Do të kemi gjëra të reja që do të duhet të shohim. Edhe për zgjedhësit do të ketë sfida të reja, do të shohin si do të përgatiten zgjedhësit, si do të informohen ata. Të njëjtat standarde dhe metodologji që aplikohen në Shqipëria janë po ato që aplikohen në çdo vend tjetër ku vëzhgojmë zgjedhjet. Nuk ka asnjë unike dhe të posaçme këtu. Si ekip ndërkombnëtar jemi rreptësisht të paanshëm, jemi të pavarur dhe nga qeveritë tona. Kemi 13 ekspertë ndërkombëtarë. Kemi përfaqësues nga Polonia, përfshirë mua, nga Mbretëria e bashkuar, Italia, Gjermania, Estonia, Rusia, Sllovakia, Bosnje dhe Hercegovina, Armenia dhe Taxhikistani.

Do të jemi dhe më ndërkombëtar kur të kemi vëzhguesit afatgjatë. Jemi këtu goxha kohë para ditës së zgjedhjeve, njerëzit mendojnë se jemi këtu vetëm për atë që ndodh ditën e votimit me kutotë e votimit. Por vëzhgimi i zgjedhjeve është shumë më shumë se aq. Jemi këtu për të parë regjistrimin e kandidatëve, kuadrin ligjor, kushtet e fushatave, mjedisin e fushatave, situatën e medias, do të kemi dhe një ekip të angazhuar të vëzhguesve të medias që do të jenë me ne së shpejti. Do të ndjekim dhe procedurat në ditën e zgjedhjeve, votimin, nxjerrjet e rezultateve në fund”.

Më tej ajo kujtoi se roli i OSBE-ODIHR është vetëm si vëzhgues dhe se nuk kanë asnjë tagër të ndërhyjnë nëse diçka nuk shkon në proces.

“Por theksojmë se jemi këtu vetëm si vëzhgues, nuk jemi për të ndërhyrë dhe në asnjë mënyrë nuk jemi policia zgjedhore. Nuk na intereson as rezultati politik i këtyre zgjedhjeve.Na intereson vetëm të shohim që ky proces do të jetë transparent, në përputhje me angazhimet që përmenda, paanësi, fshehtësi, drejtësi, barazi. Që të mundemi të bëjmë punën tonë do të takohemi me shumë njerëz në Tiranë dhe në qarqe. Dje u takuam me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe zëdhënësin e tij. Do të takohemi me partitë politike, përfaqësues të kandidatëve, shoqërinë civile dhe median”.

Janë tre raporte që do të hartohen nga OPSBE-ODIHR, i pari do të publikohet para ditës së zgjedhjeve, i dyti pas ditës së zgjedhjeve dhe raporti përfundimtar rreth dy muaj nga dita që misioni do të lërë Shqipërinë.

“Ne do të hartojmë tre raporte, dy gjatë kohës që jemi këtu dhe një tjetër pasi të kthehemi në vendet tona. Raporti i parë do të jetë i ndërmjetëm dhe do të publikohet para ditës së zgjedhjeve, raporti i dytë pas ditës së zgjedhjeve. Por zgjedhjet nuk mbyllen pas zgjedhjeve, ne do të qëndrojmë deri në 7 maj në Shqipëri ku do të mund të shohim rezultat finale, ankesat. Ka një sistem të ri të ndarjes së votave kështu do të shohim shpalljen e rezultatit final dhe kur të kemi të gjithë këto informacione dhe kur ti shqyrtojmë, dy muaj pasi të largohemi do të prezantojmë raportin përfundimtar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Çfarë ka ndodhur më parë ka marrë fund’

Celibashi: Në 25 prill jam i gatshëm të përballoj çdo lloj presioni