Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e shkuar në katin e parë të një pallati në qytetin e Burrelit.
Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi:
Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i secilës ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.