MENU
klinika

Kini kujdes

4 mënyra se si hakerat mund ta përdorin numrin tuaj të telefonit!

23.03.2021 - 09:59

Hakerat mund t’ju màshtrojnë duke përdorur numrin tuaj të telefonit.

Nëse ndonjëherë keni parë ndonjë dokumentar ku flitet për màshtrimet atëherë e dini sesa lehtë mund të bini pre e tyre. Hakerat gjejnë lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë para dhe për këtë ju përdorin edhe juve. Dhe gjithçka që u duhet është numri juaj e telefonit. Në këtë artikull ju sjellim 4 mënyra sesi mund të màshtroheni.

1-Mënyra e parë dhe e lehtë për hakerat për të abuzuar me numrin tuaj të telefonit, është zbulimi i më shumë detajeve personale rreth jush. Ekzistojnë disa faqe në internet që mund t’i sigurojnë kujtdo informacion tuaj. Këto faqe do ta blejnë informacionin dhe do t’ua shesin hakerëve që të kenë qasje te numri juaj. Te të dhënat mund të përfshihen: adresa, emrat dhe adresat e anëtarëve të familjes, të dhënat tuaja penale, etj. Hakerat mund t’i përdorin këto informacione për qëllime të kéqija si shàntazhe, përndjekje ose vjédhje identiteti.

2- Është shumë e lehtë për një haker të zbulojë ofruesin e planit të telefonit. E vetmja gjë që ata duhet të bëjnë, është të telefonojnë këtë ofrues dhe të sillen sikur jeni ju. Në këtë mënyrë ata mund ta çojnë numrin tuaj te telefoni i tyre. Po ashtu është shumë e lehtë për një haker të fitojë akses në llogarinë e email-it. Sigurisht që ata nuk e kanë fjalëkalimin tuaj, por as nuk u duhet. Sapo komunikimi me telefonin tuaj ridrejtohet nga ata gjithçka që duhet të bëjnë është “Kam harruar fjalëkalimin” Dhe meqë ata kanë qasje te numri juaj do ta hapin edhe email-in.

3- Ndonjëherë mund t’ju duket sikur po ju merr banka në telefon, por jo, është hakeri. Nëse një haker ka numrin tuaj, ai mund të bëjë të duket sikur ju po telefononi prindërit ose vajzën për t’i kërkuar para.

4- Krahas mashtrimit me numrat e telefonit, ‘smishing’ ose sms phishing është gjithashtu në rritje. Ju mund të merrni një sms nga banka ose mjeku juaj i familjes, duke ju kërkuar që ose të plotësoni disa detaje personale, ose t’u jepni para. Në raste si ky màshtruesit pretendojnë se janë dikush që i besoni dhe do të përpiqen t’ju màshtrojnë duke u dhënë atyre informacionin personal ose detajet e kartës së kreditit.