Policia e Elbasanit ka goditur një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta kryesisht kokaine. Policia ka vënë në pranga shtetasit Gëzim Mama, 34 vjeç, Hekuran Halili, 44 vjeç dhe Simon Stefa 54 vjeç të tre banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Simon Stefa u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit Simon Stefa, edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.