MENU
klinika

Muzë dhe femër fatale

Sharon Stone rrëfen të gjitha të vërtetat

25.03.2021 - 13:46

       Aktorja dhe ylli i filmave si “Basic Instinct” dhe “Casino” shkruan për jetën, edukimin dhe takimin me vdekjen, në autobiografinë: “Bukuria e të jetuarit për së dyti”./Konica.al

Gjatë qëndrimit të gjatë në spital, në 2001, kur Sharon Stone po trajtohej për goditje në kokë dhe hemorragji subarahnoidale, që i kishte prekur trurin, kokën dhe shpinën, ajo shkruan se e kishte vizituar gjyshja, Lela, e cila kishte vdekur para 30-vjetësh.

“Këtu fillon më e çuditshmja”, – shkruan Stone në autobiografinë: “Bukuria e të jetuarit për së dyti”. “Lela erdhi të më jepte një paralajmërim: “Çfarëdo që të bësh, mos e lëviz qafën”. Është një nga skenat e shumta të jetës, që Stone, ylli 63-vjeçar i filmave si “Basic Instinct”, “Casino” dhe “The Quick and the Dead”, rrëfen me çiltërsi dhe humor sardonik. Pavarësisht karrierës së gjatë në Hollivud, ku ka luajtur femra fatale dhe gra misterioze, madje edhe në seritë e fundit televizive, si “Mosaic” dhe “Ratched”, autobiografia është një shtjellim më episodik i jetës dhe edukimit, veçanërisht rinisë kaluar në Meadvillën modeste, Pa., apo familja e pashlyeshme, por e trazuar ku u rrit. “Besoj se qëllimi i librit tim është rrëfimi i një jetë tejet të rregullt. Nuk mendoj se jeta ime është e jashtëzakonshme, përveç faktit se përfundova yll kinematografie. Libri mund të shkruhet nga kushdo tjetër, rritur në një qytet të vogël”, – shprehet ajo në intervistë.

Historia shpeshherë rrëfehet nga Stone, me detaje të vazhdueshme, duke nisur me përvojën në prag të vdekjes, që e frymëzoi për të shkruar librin. “Pas gjithë atij ngërçi përqëndruar në qafë, mund të merrja frymë përsëri”, – vijon jo. “Mund të flisja përsëri. Unë do të merrja frymë dhe do të flisja ndryshe”.

Pse vendosët të shkruani këtë autobiografi?

Kisha trokitur në mjaft vende, për të botuar tregimet e mia të shkurtra dhe të gjithë më thanë, se askush nuk dëshiron të lexojë tregime të shkurtra. Mendoj se në të vërtetë ata nënkuptonin, se ne thjesht duam të futemi vetëm në jetën tënde private. Në atë kohë, nuk ma kishte ënda ta bëja. Më pas, miku im Kael [autori J. Kael Weston], i cili shkroi “Testi i pasqyrës”, rekomandoi që redaktori Tim O’Connell, në Knopf, t’u hidhte një sy. Ndërkohë, i kisha shkruar “Janklow&Nesbit” të më gjenin një agjent. Kështu, Knopf dhe një kompani tjetër librash filluan të më bënin oferta. Mendova se do të mësoja më shumë nga Sonny Mehta [botuesi i nderuar Knopf, i cili vdiq në 2019] dhe Tim. Sonny lexoi materialet e mia dhe më tha se isha tregimtarja e tij e ardhshme irlandeze.

A patët një proces të veçantë shkrimi, gjatë kohës që punuat për librin?

Kur isha vërtet afër, xhirova dy filma në Nju Jork dhe, çdo ditë pushimi, shkoja në Knopf, ulesha në një zyrë dhe shkruaja. Merrja pak ushqim me vete ose porosisja diçka për të ngrënë dhe do të kaloja pesë, tetë, 12, 15 orë thjesht, duke shkruar.

Nuk shqetësoheshit se mund t’ju njihnin në zyrat e tyre?

Ishte një kohë dëbore e dimrit më të keq. Unë futesha atje veshur me kapele dhe pallto, me kompjuterin dhe gjërat e mia. Askush nuk dha një [pasthirrmë] për mua.

Në libër zbuloni informacione të forta personale, për familjen dhe fëmijërinë tuaj, përfshirë detaje se si ju dhe motra juaj, Kelly, u abuzuat seksualisht nga gjyshi. I diskutuar këto me të afërmit e mbijetuar, para se të botoni librin?

Këtë vendim e mora së bashku me motrën. Folëm me nënën, por fillimisht qe shumë stoike, madje më shkroi një letër ku shënonte se sa prishaplanës ishte gjithë ky informacion. Lloji i devotshëm, i tmerruar, pak a shumë nuk dua-të-flas-për-të-drejtpërdrejtë. Më pas, motra qëndroi një periudhë kohe me mamanë dhe diskutuan. Mamaja pati një përparim të madh. Kur e mbarova librin, për tri ditë ia lexova nënës. Në atë kohë isha e sëmurë me grip, isha në shtrat dhe ajo erdhi u fut në shtrat me mua, ndërsa mbarova librin. Më pas, regjistrova një orë e gjysmë bisedë të sajën. Mandej rishkruajta shumë nga libri. Për këtë arsye ia kushtova librin asaj.

Nuk shqetësoheni që njerëzit do mësojnë gjëra të tilla për ju, kur të botohet libri?

Edhe nëse nuk i them unë, njerëzit do t’i sajojnë vetë të gjitha. Ka pasur plot prej tyre që kanë trilluar për jetën time. Kam qenë në ankth, në pritje të këtij libri. Tashmë do përballem me periudhën më kërcënuese, përçarëse, psikologjikisht agresive, që bota jonë ka qenë nga vitet ’60-të, do jem e prekshme dhe e hapur. Natyrisht që do të takohem me një pjesë të mirë të këtyre, por nuk dua të mbyllen në vetvete, nuk dua të jem mbrojtëse. Unë po përgatitem të jem e hapur dhe e pranishme, sepse ky është qëllimi i udhëtimit tim.

Në libër ka disa skena të dhunshme – dëmtimi në qafë që pësuat gjatë një aksidenti hipizmi në adoleshencë; vdekja e një xhaxhai nga rrëzimi, vdiq nga ngrirja, të cilat i trajtoni me një humor të zi në të shkruar. Nga vjen kjo?

Ruaj pak nga personaliteti i komedisë së zezë. Personalisht, mendoj se qëllimi ynë është ta jetojmë jetën me njëfarë hijeshie dhe humori është ingredienti që e përmbush. Si të them, në karrierë kam pasur mundësinë unike të luaja djalin e keq. Kur isha në shkollë, mësuesi i aktrimit më vuri të studioj me këtë djalë, i cili të mëson të eksplorosh pjesën tënde në hije. U befasova kur e pashë vërtet mirë veten – isha si ai, kjo ishte? Nuk isha aq keq. Nuk kisha frikë nga hija ime. Pasi të njihni thellësinë dhe gjerësinë e anës suaj të errët – [Telefoni fillon të luajë zilen “Happy” nga Pharrell Williams. Ajo ul zërin dhe, pas ca të qeshurash, rifillon përgjigjen]. Njerëzit vazhdojnë të më kërkojnë për ato pjesë, pasi mendojnë se jam e zonja në të, madje unë mendoj se ata mendojnë se më pëlqen ta bëj atë gjë. Në të vërtetë, nuk më pëlqen ta bëj dhe nuk dua ta bëj më, pa një qëllim. Nëse aktualisht do të luaj diçka të errët, më duhet një tjetër arsye… […].

Përveç pasazheve në libër, ku shkruani për punën në filma si “Basic Instinct” dhe “Casino”, ju nuk përqendroheni gjerësisht në karrierën kinematografike. Përse?

[pauzë] Në atë kohë, në të vërtetë nuk ishte kjo, për të cilën po punoja. Thjesht, nuk ishin pjesë e asaj që unë vërtet, po përpiqesha të arrija.

Po ashtu, nuk flisni shumë për ish-martesat. Megjithatë, thoni se ju është dashur të nënshkruani një marrëveshje konfidencialiteti me ish-burrin e dytë, gazetarin Phil Bronstein.

Po, para se të martoheshim, më kërkuan të nënshkruaj një marrëveshje konfidencialiteti.

Nuk iu duk kjo si një marrëveshje e pazakontë për t’u dashur?

Më lejoni t’u them, se u jeni një djalë shumë i zgjuar, jeni gazetar dhe, nëse doni të dini ndonjë gjë për atë temë, jam i sigurt që mund ta zbuloni vetë.

Planifikoni të largoheni nga aktrimi për t’u përqëndruar më shumë në të shkruarin?

Epo, në të vërtetë agjentët dhe menaxherin tim i kam lënë të lirë. Tani për tani dua të punësohem vërtet nga drejtorë, zgjedhja e të cilëve të jem unë si person. Ç’është e vërteta nuk dua të flakem më, nuk dua t’u dhurohem njerëzve vetëm sepse mund ta financoj filmin e tyre. Nuk dua të më blejnë. Nuk dua që të vendosin të tjerët, se çfarë materiali duhet të shoh ose jo. Kështu që do pranoj vetëm ofertat e drejtpërdrejta.

Si do t’u afrohen njerëzit me këto oferta tani?

Pjesa dërrmuese e njerëzve e dinë mënyrën se si të më gjejnë. Mund t’i drejtohen publicistit tim, i cili m’i përcjell mua. Sigurisht, jam në Instagram. Ua kam shpjeguar adhuruesve të gjitha arsyet pse nuk mund të punoj. Mendoj se 40-vjet shumë e gjatë, shumë e shkurtër, shumë e trashë, shumë e hollë, shumë bjonde, shumë kafe, shumë e re, shumë e vjetër. Shumë kjo, shumë ajo. Pra, nuk më intereson pse-nuk-ma-ktheve-telefonatën e të tilla si këto. Nëse një drejtor do talentin tim, posaçërisht, ata do të jenë në gjendje të më gjejnë.

Mos vallë titulli i librit i referohet ndjesisë personale të ringjalljes, pasi i mbijetuat krizës shëndetësore në 2001?

Unë e provova eksperiencën e dritës së bardhë në tryezën e operacionit dhe, kur pllakëzoheni, në kuptimin e vërtetë të fjalës, me tavolinën, i bën pyetje vetes. Doja të rishikoja jetën dhe të pyesja veten, pse arrita deri aty, pa e dëgjuar veten? Ç’pjesë e mënyrës së dëgjimit u thye aq keq, apo u prish sa nuk arrite ta dallosh se për ku ishe drejtuar? Libri është pyetje të mëdha. Unë nuk jam tipi i personit, më falni, ma kaloni pak zarfin, ta grisim në një cep. Unë jam personi që më pëlqen ta hedh në erë zarfin. Unë jam si [zhurma e shpërthimit] pffffffft… Shtyj plunzherin. Qëndroj në copëzat e tij dhe vështroj./Konica.al

(The New York Times)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një femër fatale, di edhe të vdesë!

Mata Hari, gruaja që turbulloi burrat dhe Luftën e Madhe

Nga Bill Gates tek LeBron James

Kush janë 10 aksionerët më të famshëm?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen