Jozefina Topalli ishte në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa e cilësoi premtuese dhe të larmishme listën e Elbasanit, Topalli komentoi çeljen zyrtarisht të fushatës elektorale nga dy forcat kryesore politike. Kryetarja e Lëvizjes për ndryshim zbuloi edhe 2 kandidatet e preferuara në listën e PS dhe PD, që është Flutura Açka dhe Evis Kushi, ndërsa nuk i kurseu kritikat për emrat e tjerë, programet politike, mungesën e bilancëve, ndërsa kritikoi jo pak Partinë Demokratike për rrezikimin e jetëve njerëzore në kohë pandemie.
Topalli përcolli edhe mesazhin e saj për kryeministrin Edi Rama, Kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta se nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.
Lista e Lëvizjes për ndryshim në Elbasan kryesohet nga 36 vjecari Evald Serreqi, ndërsa pasohet nga të rinjtë e të reja nga fusha të ndryshme.