MENU
klinika

Arena romake

Zbulohet “Koloseu turk”

26.03.2021 - 16:46

        Kanë dalë në sipërfaqe, pas gërmimeve arkeologjike, rrënojat e ambienteve ku gladiatorët luftonin para 20 mijë spektatorëve – pjesë të arenës romake në Turqi,

Arkeologët kanë zbuluar një arenë romake në Turqi, që ishte e ngjashme me Koloseun e Romës, ku mendohet se janë organizuar luftime mes gladiatorëve, për rreth 20 mijë spektatorë.

Zbulimi u bë pas disa gërmimesh në Mastaura, një qytet antik në provincën Aydin.

Arena ishte e varrosur pjesërisht dhe e mbuluar nga bimësia. Ajo është ndërtuar në formë të rrumbullakët, në ndryshim nga shumë amfiteatro antikë që janë në formën e gjysmë hënës.

Megjithatë, kjo arenë është më e vogël se Koloseu, që filloi të ndërtohej në vitin 70 pas Krishtit dhe mund të strehonte 50 mijë deri në 80 mijë spektatorë gjithsej.

Zbulimi u konsiderua shumë i rrallë dhe i rëndësishëm nga arkeologu, Sedat Akkurnaz.

“Nuk ka asnjë shembull të mëparshëm të një amfiteatri të tillë, në Anadoll dhe përreth tij. Është shembulli i vetëm, që ka mbijetuar në këtë mënyrë shumë solide.

Ndërtesa nuk është e dukshme për shkak të shkurreve, ndërsa pjesa më e madhe e amfiteatrit është nën tokë. Seksionet nën tokë, janë ruajtur shumë mirë. Është e fortë sikur sapo është ndërtuar”, – tha ai.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen