Me mbërritjen e dozave të vaksinës kineze Sinovac në vendin tonë ka nisur procesi i vaksinimit masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç. Në Vlorë kanë mbërritur 6 mijë dozat e para të vaksinës kineze të cilat do të përdoren për të vaksinuar pjesën e grupmoshës për moshat e treta.
Vaksinat do të kryen në pallatin e sportit në Vlorë dhe në qëndrat shëndetësore të lagjeve për të bërë të mundur vaksinimin sa më shpejt të kësaj grupmoshe. Gjithashtu sot 8 mijë doza vaksine kineze kanë mbërritur dhe në Fier, ku do të bëhet i mundur vaksinimi i të personave mbi 70 vjeç
Durrësi gjithashtu është një tjetër qark që këtë të dielë ka nisur me procesin e vaksinimit masiv për moshat e treta me vaksinën kineze. Dozat e para të vaksinës kineze Sinovac kanë mbërritur mëngjesin e sotëm dhe vijon normalisht vaksinimi i të moshuarve.
Të moshuarit kanë pohuar se ato nuk kanë frikë nga vaksina kineze, por nga virusi. Të moshuarit durrsakë nuk hezitojnë të bëjnë vaksinën, pasi u duket diçka normale për aq kohë sa ajo është një vaksinë që është bërë në disa vende të botës.