MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më bie proteza, ç’të bëj?

29.03.2021 - 08:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pascienti: Përshëndetje! Kam një problem me dhëmbët lart. I kam proteza lart dhe më mbushet goja me lëng dhe nuk i mbaj dot. I heq menjëherë se më nakatos dhe ky problem më ka ndodhur mbas kimioterapisë që kam bërë. Ju lutem, më thoni se çfarë duhet të bëj.

Mjeku: Përshëndetje! Me të dhënat që ju më shkruani nuk mendoj se problemi që keni ju shkaktohet nga proteza. Mund të ndodhë që gjendrat e pështymës ju sekretojnë shumë pështymë ose keni refluks ezofageal dhe lëngjet e stomakut ju rikthehen në gojë.

Pacientja duhet të flasë me mjekun, të kërkojë shkakun dhe ta kurojë, pasi pështyma nuk vjen nga proteza. Proteza thjesht e vuan ngaqë ka shumë pështymë dhe fillon të lëvizë e të bjerë.

Ndaj i sugjeroj që të bëjë një endoskopi stomaku (pra, të konsultohet me një mjek gastrohepatolog) ose të shkojë te një mjek familjeje, me të cilin të konsultohet pasi mund të ketë edhe hiper-hipotiroidizëm dhe i jep shumë pështymë. I uroj pacientes shërim të shpejtë!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.