MENU
klinika

Zbutja e pasojave ekonomike e sociale nga pandemia

Komisioni Europian akordon 90 milionë euro për Shqipërinë

31.03.2021 - 12:39

Komisioni Europian i ka akorduar Shqipërisë shumën 90 milionë euro, në kuadër të programit të ndihmës për pasojat e koronavirusit.

Shuma do të shërbejë për zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia në Shqipëri.

Transaksioni vjen pas Memorandumit të Mirëkuptimit me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €.

Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.

Shqipëria është tetë vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive